Rreth nesh

Iniciativa për Progres (INPO) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar ne vitin 2005 me qëllim që të përparoj pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset shoqërore, përmes së cilës pjesëmarrje avokohet për çështje sociale, politike, ekonomike, forcimin e parimit të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike, rritjen e kërkesave të qytetarëve si dhe luftimin e korrupsionit, duke synuar në promovimin e vlerave të një shoqërie të hapur dhe demokratike. Vizioni dhe misioni i organizatës përmbushet përmes aktiviteteve të ndryshme të punës të cilat organizohen nga dy (2) programet e specializuara të organizatës: 1. Qeverisja e Mirë dhe 2. Edukimi Demokratik.

INPO që nga themelimi ka shtyrë përpara agjendat për më shumë transparencë në shpenzimet financiare publike, përfshirjen më të mirë dhe më të gjerë të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes publike dhe llogaridhënien e zyrtarëve publik të ndjeshëm ndaj korrupsionit dhe sjelljeve të tjera të këqija në instiucionet publike. Organizata është vlerësuar shumë për profesionalizmin e saj dhe qasjen e paanshme dhe ka arritur rezultate të shumta konkrete që nga themelimi.

Stafi

Merita Bunjaku Sylaj

Menaxhere e Financave dhe Administratës
merita@inpo-ks.org

Elda Veseli

Monitoruese
elda.veseli@inpo-ks.org

Elza Tullari Celina

Monitoruese
elza@inpo-ks.org

Diellor Gashi

Hulumtues i lartë
diellor@inpo-ks.org

Arbër Kabashi

Monitorues
arber@inpo-ks.org

Albulena Nrecaj

Drejtore Ekzekutive
albulena.nrecaj@inpo-ks.org

Vizioni

INPO ka për mision që të promovoj demokratizimin e qeverisjes lokale përmes aktivizmit qytetar dhe përkushtohet në avansimin e vlerave të një shoqërie të hapur.

Misioni

Institucione lokale që qeverisen me vlera demokratike ku qytetari është bashkëvendimmarrës.

Vlerat Që Promovon Organizata

AKTIVIZMI

INPO do të nxis aktivizmin qytetar përmes aktivistëve të saj për të krijuar bashkëpunim sa më gjithpërfshirës qytetar për të implementuar misionin e organizatës.

PROFESIONALIZMI

INPO do të mundohet gjithnjë të nxis profesionalizmin dhe aktivitetet e idetë e organizatës do të shtyhen nga profesionalizmi i brendshëm e i jashtëm që shfrytëzohen.

INTEGRITETI ETIK DHE MORAL

Aktivistët e INPO-së do të jetë individë me integritet etik dhe moral për të përmbushur në mënyrë sa më të denjë misionin dhe vizionin e organizatës.

PAANSHMËRIA

INPO do të nxitet të veproj nga hulumtime, analiza e gjykime objektive duke mënjuar ato subjektive e duke krijuar paanshmëri politike duke mbrojtur gjithnjë interesin e përgjithshëm.

RESPEKTI

INPO do të përmbush e nxit respektin ndërqytetar e ndërinstitucional.

SHUMËLLOJSHMËRIA

INPO do të jetë promotor i shumëllojshmërisë së komuniteteve të ndryshme dhe komunikimit mes tyre me qëllim eliminimin e diskriminimeve të bazave të ndryshme.

Donatorët

Anëtarët