About Us

INPO është themeluar në vitin 2005 duke implementuar aktivitete që kanë ndihmuar integrimin e qytetarëve në proceset sociale dhe vendimmarrëse. Pas tri vite punë efektive, duke e parë të rëndësishme profilizimin e INPO-s, kemi përcaktuar fushën e politikave publike, si qëllimin bazë të punës së organizatës.

Edhe pse në INPO, në fillim të aktivitetit të saj, shumica e stafit kanë qenë pa përvojë të mjaftueshme në menaxhim dhe fushën e politikave publike, kemi arritur të dëshmojmë përkushtim dhe seriozitet në punën tonë. Në mbështetje të konsultimeve dhe disiplinës në punë; përmes performansave artistike protestuese, debatit, fushatave të avokimit, kemi arritur të ndryshojmë strategjitë dhe rregulloret jo-funksionale të institucioneve qeveritare lokale. Më tutje, ne kemi fituar respektin dhe besimin e qytetarëve duke ndërmjetësuar dhe lehtësuar në zgjidhjen e problemeve ose konflikteve administrative me qeverinë lokale.

Avokimi dhe fushatat sensibilizuese në fushën e politikave publike, përbëjnë aspektin më të suksesshëm të punës së organizatës gjatë këtyre shtatë viteve. Ne synojmë të jemi një partner konstruktiv në të gjitha proceset në kuadër të fushës sonë të veprimtarisë.

Staff

Vision

INPO ka për mision që të promovoj demokratizimin e qeverisjes lokale përmes aktivizmit qytetar dhe përkushtohet në avansimin e vlerave të një shoqërie të hapur

Mission

Institucione lokale që qeverisen me vlera demokratike ku qytetari është bashkëvendimmarrës

Values that the organization Promotes

AKTIVIZMI

INPO do të nxis aktivizmin qytetar përmes aktivistëve të saj për të krijuar bashkëpunim sa më gjithpërfshirës qytetar për të implementuar misionin e organizatës

PROFESIONALIZMI

INPO do të mundohet gjithnjë të nxis profesionalizmin dhe aktivitetet e idetë e organizatës do të shtyhen nga profesionalizmi i brendshëm e i jashtëm që shfrytëzohen

INTEGRITETI ETIK DHE MORAL

Aktivistët e INPO-së do të jetë individë me integritet etik dhe moral për të përmbushur në mënyrë sa më të denjë misionin dhe vizionin e organizatës

PAANSHMËRIA

INPO do të nxitet të veproj nga hulumtime, analiza e gjykime objektive duke mënjuar ato subjektive e duke krijuar paanshmëri politike duke mbrojtur gjithnjë interesin e përgjithshëm

RESPEKTI

NPO do të përmbush e nxit respektin ndërqytetar e ndërinstitucional

SHUMËLLOJSHMËRIA

INPO do të jetë promotor i shumëllojshmërisë së komuniteteve të ndryshme dhe komunikimit mes tyre me qëllim eliminimin e diskriminimeve të bazave të ndryshme

Donors