Projekt-buxheti i Prishtinës nuk i përmbush kriteret ligjore. Kuvendi dhe kryetari nuk kanë përmbushur obligimet e tyre në planifikimin e tij.

13/09/2023

Organizata INPO reagon ndaj neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së organave komunale të Kryeqytetit, respektivisht kryetarit të Komunës dhe Kuvendit Komunal, në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të Komunës për vitin 2024.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, respektivisht i kryeqytetit nesër, më 14 shtator 2023, përmes mbledhjes së jashtëzaknishme, të thirrur nga kryetari i kryeqytetit, do të shqyrtojë dhe do të miratojë njërin ndër dokumentet më të rëndësishme për funksionimin e Komunës, buxhetin për vitin 2024, përkundër se nuk ka zbatuar obligimet e tij ligjore rreth procesit të planfikimit të buxhetit në njërën anë, dhe në anën tjetër procesi i hartimit, shqyrtimit dhe miratimit të buxhetit komunal nuk është ndonjë çështje e jashtëzakonshme.

Sipas nenit 61.2 të Ligji për Menaxhimin e Financave dhe Përgjegjegjësitë (LMFPP), “Pas pranimit të projekt buxhetit nga kryetari i komunës, Kuvendi Komunal do të mbajë dëgjime publike në përputhje me aktet e aplikueshme ligjore të komunës. Pas këtyre dëgjimeve, Kuvendi Komunal, deri në datën e përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 20 të këtij ligji, duhet të shqyrtojë, ndryshojë siç e sheh të nevojshme ose të arsyeshme si dhe të miratojë dhe t’ia dorëzojë Ministrit propozim-buxhetin komunal”.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës, përveçse nuk ka mbajtur asnjë dëgjim publik rreth projekt-buxhetit, atë e ka pranuar vetëm 6 ditë para mbledhjes së jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari. Kjo neglizhencë dhe mosgatishmëri e Kuvendit të Komunës për të zbatuar obligimet e veta ligjore rreth procesit të hartimit dhe miratimit të politikave financiare të Komunës dhe reflektimit e kërkesave dhe prioriteve të qytetarëve në projekt-buxhet, është në kundërshtim të plotë me mandatin e tij si organi më i lartë vendimmarrës në komunë dhe në kundërshtim me të gjitha parimet e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve.

Miratimi i buxhetit dhe planeve investuese është kompetencë ekskluzive e kuvendit të komunës, të cilën nuk mund ta delegojë tek asnjë organ tjetër.

Në këtë drejtim INPO shpreh dyshime se votimi, respektivisht miratimi i një dokumenti përmbjatja e të cilit është e paqartë, për të mos thënë e panjohur nga anëtarët e Kuvendit, nuk mund të ketë legjitimitet.

Tutje, kryetari i Komunës sipas nenit 61.1 të Ligjit për Financat Publike dhe përgjegjësitë është dashur që më 1 shtator 2023, t’ia dorëzojë Kuvendit të Komunës, project-buxhetin për vitin fiskal 2024, i cili sipas LMFPP duhet të përfshijë “a) parashikime dhe supozime ekonomike dhe buxhetore; b) vlerësime të përgjithshme të të ardhurave nga të gjitha burimet, duke përfshirë (i) grantet, në përputhje me shumat e këshilluara në qarkoren(t) buxhetore të nxjerra nga Ministri, (ii) ndihmën nga burimet jashtë Kosovës, dhe (iii) të ardhurat e parashikuara vetanake të komunës; c) një cak të përgjithshëm të shpenzimeve në të gjitha kategoritë ekonomike të shpenzimit; d) vlerësime të përkrahjes së pritur nga donatorët; dhe e) çfarëdo të dhëna të tjera me rëndësi materiale për buxhetin të cilat ZKF e konsideron të arsyeshme për t’u përfshirë”.

INPO bën me dije se përveçse kryetari i Komunës nuk i ka respektuar afatet ligjore për dorëzim të projekt-buxhetit në Kuvend, atë nuk e ka dorëzuar me përmbjatjen e paraparë me ligj. Anëtarëve të Kuvendit të Komunës së bashku me ftesën për mbledhje të jashtëzakonishme për të shqyrtuar dhe miratuar projekt buxhetin, u është vënë në dispozicion një tabelë e cila përmban infomacione të përgjithësuara të kategorive buxhetore dhe e financimit të tyre. Madje INPO në disa raste ka gjetur mospërputhshmëri ndërmjet Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2024-2026 dhe projekt-buxhetit sa i përket planfikimit të invesitmeve për projekte kapitale. Në KASH, për projektin “Ndërtimi Unazës së Qytetit” për vitin 2024 janë paraparë 101,000.000EUR, ndërsa në buxhetin e propozuar, projekt me emërtim të tillë nuk ka. Gjithashtu, për projektin “Ndërtimi i shkollës në lagjen ‘Kalabria’ për vitin 2024 janë paraparë 1,100,000EUR, ndërsa në buxhetin e planifikuar për vitin 2024 janë paraprë 500,000 euro.

Tutje, gjatë hartimit të projekt-buxhetit nuk janë përmbushur standardet minimale të konsultimit publik. Komuna e Prishtinës asnjëherë nuk ka publikuar draftin e projekt-buxhetit në uebfaqen e saj zyrtare dhe as në platformën e konsultimeve publike. Ekzekutivi i Komunës ka organizuar vetëm 5 takime me qyetarë, ku në asnjërën prej tyre nuk ka marrë pjesë kryetari i Komunës dhe në të cilat ka pasur pjesëmarrje tepër të ulët të qytetarëve. Po ashtu, Komuna nuk ka hartuar asnjë raport për rezultatet e konsultimit publik, i cili në veçanti pasqyron statusin e kërkesave, respektivisht pranimin apo refuzimin e kërkesave dhe rekomandimeve të marra nga palët e interesuara.

Andaj, INPO vlerëson se ky dokument, i cili pritet të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, përveçse nuk i plotëson kriteret dhe obligimet ligjore, nuk është gjithpërfshirës, transparent dhe i qashshëm për të gjithë.

INPO i bën thirrje Kuvendit të Komunës si organi më i lartë venndimmarës që të ndërrmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të kompetancave të tij për të siguruar qytetarët e Prishtinës se buxheti komunal për vitin 2024 plotëson të gjitha kërkesat dhe oblgimet ligjore dhe se ai reflekton kërkesat, prioritetet dhe nevojat e tyre dhe të sigurohet se në të ardhmen procesi i hartimit të buxhetit është gjithpërshirës trasparet dhe në përputhje me standardet dhe obligimet ligjore.

hacklink vidobet vidobet giriş vidobet güncel vidobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş lordbahis lordbahis giriş lordbahis güncel lordbahis güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş setrabet setrabet giriş setrabet güncel setrabet güncel giriş timebet timebet giriş timebet güncel timebet güncel giriş parmabet parmabet giriş parmabet güncel parmabet güncel giriş betovis betovis betovis giriş betovis güncel giriş betovis güncel grandbetting grandbetting giriş grandbetting güncel grandbetting güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş enbet enbet giriş orisbet orisbet giriş orisbet güncel giriş orisbet güncel casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel betoffice betoffice giriş betoffice güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş idata randevu süratbet süratbet giriş süratbet güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş vevobahis vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel casinolevant giriş efesbet italya vize efesbet giriş efesbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş tlcasino enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş royalbet royalbet giriş royalbet güncel giriş nycbahis nycbahis giriş nycbahis güncel giriş casinoroyal casinoroyal giriş casinoroyal güncel giriş