INPO publikon raportin “(Mos)Planifikimi i Prokurimit”

10/11/2023

Prishtinë, 10 nëntor 2023

Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), sot nëpërmjet tryezës së diskutimit ka publikuar raportin e monitorimit të planifikimit të prokurimit të komunave për vitin 2023. Raporti është rezultat i monitorimit të procesit të planifikimit të prokurimit në njëzetë(20) komuna.

Tryeza e diskutimit u hap nga moderatorja znj. Saranda Ramaj e cila duke përshëndetur të ftuarit dhe duke i falënderuar për pjesëmarrjen. Znj. Ramaj, theksoi se raporti hulumtues përfshinë Planet Përfundimtare të Prokurimit duke i konsideruar si plan strategjik për një autoritet kontraktues.

Tutje, znj. Albulena Nrecaj, Drejtore Ekzekutive në Iniciativa për Progres – INPO, ka theksuar se Plani Përfundimtar i Prokurimit është dokument tejet i rendësishëm dhe duke parë rëndësin e tij INPO vazhdimisht bën monitorimin e vazhdueshëm në njëzetë(20) komuna.

Znj. Leorentë Alija, Hulumtuese e Lartë, përpara të pranishmëve prezentoni raportin “(Mos)Planifikimi i prokurimit“. Alija theksoi se gjetjet tregojnë se përjashtuar Komunën e Klinës, komunat tjera nuk i paraqesin të gjitha detajet formale të kërkuara në Planin Përfundimtar të Prokurimit. Përveç mos respektimit të planit të prokurimit në aspektin formal, edhe për ato aktivitete që janë të planifikuara autoritetet kontraktuese nuk iu përmbahen planifikimeve të sasive, njësive apo vlerës së parashikuar të kontratave gjatë përgatitjes së inicimit të aktivitetit të prokurimit. INPO ka gjetur se nga nënëtëdhjetë(90) aktivitetet e monitoruara për furnizim vetëm gjashtëdhjetë e shtatë(67) prej tyre janë të parapara në planin e prokurimit, gjersa vetëm një(1) aktivitet i inicuar për furnizim në komunën e Gllogocit i ka detajet e njëjta si në plan të prokurimit.

Nga nëntëdhjetë(90) aktivitetet e monitoruara për shërbime, INPO vetëm gjashtëdhjetë e tre(63) prej tyre i ka identifikuar planin përfundimtar të prokurimit, ndërsa, nga nëntëdhjetë (90) aktivitetet për punë, vetëm shtatëdhjetë e tre(73) aktivitete janë iniciuar sipas planit të prokurimit, pjesa tjetër nuk figuron në planin e hartuar nga AK-të.

Hulumtimi vë në pah se një numër i konsiderueshëm i komunave kanë tejkaluar buxhetin e planifikuar për furnizime, shërbime dhe punë. Ndërsa, pjesa tjetër e komunave nuk kanë arritur ta shpenzojn as gjysmën e buxhetit për kategoritë e lartëcekura. Për më tepër, vlera e aktiviteteve të inicuara pa planifikim përgjatë tre (3) vite monitorim të INPO-s është 35,566,265.37 euro.

Të gjeturat e monitorimit tregojnë se deri më tani KRPP nuk ka në fokus monitorimin e planit të prokurimit apo aspektet e planfikimit të një aktiviteti të prokurimit, pavarësisht se të metat e një aktiviteti të prokuimit në fazën tenderuese dhe pas saj, janë rezultat i një planifikimi të dobët apo jo adekuat. Kontributi i KRPP-së në mbikqyrjen e planifikimit të prokurimit do të jepte rezultate në Autoritete Kontraktuese. Po ashtu, KRPP së bashku me IKAP duhet të fokusohen në dizajnimin e një pakete të trajnimeve të avancuar në fushën e planifikimit të prokurimit dhe atij buxhetor në komuna.

Pas prezentimit të gjetjeve të raportit, fjala u kalua tek Kryetari i Bordit të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik z. Osman Vishaj, i cili pasi falënderoi organizatën INPO për punën në kuadër të monitorimit dhe zbatimit të planit të prokurimit, i njejti ka theksuar se duke marrë shkas edhe INPO-n, KRPP këtë vit ka filluar me metodologjinë e re të monitorimit, ky nga gjysma e dytë e vitit 2023 do të monitorohen edhe planet e prokurimit të autoriteteve kontraktuese dhe zbatimi i tyre në praktikë.

Për një fjalë rasti, fjala u kalu tek Shefi i sektorit për kontrata të centralizuara në Agjencinë Qendrore të Prokrimit z. Ardi Mehmeti, i cili thekson se AQP nuk është përgjegjëse për planfikimin e institucioneve të tjera, mirëpo udhëheqë vetëm procedurat e prokurimeve të përbashkëta, ndërkaq i njëjti thekson se ka progres për sa i përket planifikimit të prokurimit.

Tryeza vazhdoi me diskutimet dhe paraqitjen e vështirësive në zbatimin e planit të prokrimit ndërmjet të gjithë të ftuarave duke përfshirë zyrtarët përgjegjës të prokurimit nga tetëmbëdhjetë (18) komuna, njësi të kërkesës, auditor nga Zyra Kombëtare e Audimit, përfaqësues të shoqërisë civile, e kështu me radhë.

Në fund, u dhanë këto rekomandime: Komunat të kujdesen që plani përfundimtar i prokurimit të jetë në përputhje me kërkesat ligjore dhe Formularin B01, respektivisht t’i përmbaj të gjitha të dhënat e nevojshme lidhur me aktivitetet për furnizim, shërbime dhe punë.

Komunat të kujdesen se planifikojnë mirë aktivitetet për furnizim, shërbime dhe punë në mënyrë që detajet e paraqitura në plan të prokurimit të jenë të njëjta edhe gjatë inicimit të aktivitetit. Komunat vazhdimisht inicojnë aktivitete të cilat tejkalojn buxhetin e planifikuar.

Komunat duhet bëjnë analizën e tregut dhe të sigurojnë efikasitetin dhe efektivitetin e prokurimit për kontratat e vlerës së madhe dhe me natyrë komplekse.

 

Raportin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.