INPO publikon raportin “Problemet endemike të tenderimit dhe menaxhimit të kontratave”

26/12/2023

Prishtinë, 26 dhjetor 2023

Iniciativa për Progres (INPO), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), sot nëpërmjet tryezës së diskutimit ka publikuar raportin e monitorimit të kontratave të prokurimit të komunave për vitin 2023. Raporti është rezultat i monitorimit të kontratave të iniciuara dhe kontratave të prokurimit të cilat janë në menaxhim, në njëzetë(20) komuna të Kosovës.

Tryeza u zhvillua me pjesëmarrjen e panelistëve të përbërë nga znj. Naile Dema Selmani, Gazetare dhe moderatore e tryezës, znj. Albulena Nrecaj Musliu, Drejtore Ekzekutive në INPO, dhe z. Avni Sahiti, anëtar i Bordit në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik.

Znj. Leorentë Alija, Hulumtuese e lartë, përpara të pranishëmve prezentoni raportin „Problemet endemike të tenderimit dhe menaxhimit të kontratave“. znj. Alija theksoi se gjetjet tregojnë se dymbëdhjet(12) nga tetëmbëdhjetë(18) tender të monitoruar në tetëmbëdhjetë(18) AK në fazën e inicimit të akviteteve të prokurimit nuk kanë hartuar specifikime teknike të detyrueshme sipas nenit 28 të Ligjit për Prokurim Publik, ndërsa komunat pohojnë se infromatat rreth specifikimeve teknike të detyrueshme gjinden në paramasë dhe listë të çmimeve. Ndërsa, sa i përket menaxhimit të kontratave në tetëmbëdhjet(18) të gjeturat në terren tregojnë se AK-të vazhdojnë të pranojnë furnizim, shërbim apo punë të cilat nuk janë realizuar konform kushteve të kontratës.

Tryeza vazhdoi me diskutimet dhe paraqitjen e gjetjeve nga vizita në terren të gjithë ku të pranishmit, të ftuarit duke përfshirë zyrtarët përgjegjës të prokurimit dhe drejtorët nga tetëmbëdhjetë(18) komuna, u pajtuan me gjetjet e INPO-s.

Në fund, u dhanë këto rekomandime kryesore: Komunat të sigurohen që hartojnë specifikime teknike të detyrueshme konform dispozitave ligjore, përkatësisht nenit 28 të Ligjit për Prokurim Publik, në Dosjen e Tenderit. Autoritetet Kontraktuese të sigurohen se specifikimet teknike hartohen nga personat adekuat dhe AK-të të verifikojnë se produkti plotëson kërkesat dhe specifikimet e publikuara. Komunat të sigurohen se iniciojnë tender në përputhje të plotë me planin e prokurimit. Komunat të kujdesen se në dosje të tenderëve nuk vendosin kërkesa shumë të larta, jo proporcionale, diskriminuese dhe jo valide të cilat nuk përputhen me natyren e tenderit. Komunat të sigurohen që nuk ekzekutojnë pagesa pa pranuar furnizimin, shërbimin apo punën e kontraktuar. Autoritet Kontraktuese të mos lejojnë dhe pranojnë punë me cilësi të dobët dhe në kundërshtim me specifikat e kontratës të cilat ndikojnë edhe në dështim të një furnizimi, shërbimi apo pune të kontraktuar. Komuna e Gjilanit, Podujevës, Prishtinës, Suharekës dhe Vushtrrisë të rrisin transparencen dhe llogaridhënien dhe mbi të gjitha të respektojn Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin gjithashtu përfaqësues nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), Zyrtar Përgjegjës të Prokurimit, Drejtorët nga drejtorit komunale, njësi të kërkesës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media.

Raportin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.