INPO ka publikuar analizen “Unë jam Komuna”

25/12/2014

Prishtinë, 25 Dhjetor 2014. Iniciativa për Progres – INPO ka publikuar analizën “Unë jam Komuna” ku ka hulumtuar tri segmente të rëndësishme të qeverisjes lokale. Në këtë analizë si pilot komuna janë marrë komuna e Prishtinës, Ferizajt, Shtimes dhe Kaçanikut. Analiza fillon me rishikimin e strukturës ligjore në fuqi e cila rregullon etikën dhe mirësjelljen e shërbyesve civil dhe zyrtarëve të tjerë komunal dhe vazhdon në pjesën e dytë me studimin e procedurave të hartimit të buxhetit komunal dhe rekomandimet e auditorit gjeneral për komunat.

Gjetjet e prezantuara tregojn se kodi i mirësjelljes nëpër komuna i dedikohet vetëm shërbyesve civil por jo edhe zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar që nënkupton se zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruarit politik asnjë komision nuk mund t’i largoj nga posti i tyre për mospërmbushje të standarteve etike apo të mirësjelljes.

Nga 38 komuna të Kosovës, për vepra penale janë akuzuar 12 kryetarë. Pra, më shumë se një e treta e kryetarëve të komunave janë të akuzuar për vepra të ndryshme dhe për asnjërin nga ta, institucionet e as qytetarët nuk kanë mundur të ndjekin procedura të ankesës për mungesë të mekanizmave që zbatojnë standartet e etikës.

Prandaj, INPO në analiz e ka theksuar si të domosdoshme që komunat e Kosovës sa më parë të hartojnë kodin etik për zyrtaët e zgjedhur në përputhje me rekomandimin 60 (1999) të Këshillit të Europës, i cili kërkon që pushtetet lokale të kenë kod etik për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar politk ku parashihen edhe masat ndëshkimore dhe stafi profesional mbikëqyrës.

Ne pjesën e dytë të anlaziës jemi fokusuar tek hartimi i propozim buxhetit i cili është procesi më i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, sidomos në nivel komunal.Praktika në terren dëshmon se kryetarët e komunave për shkak të kompetencave të fuqishme e diktojnë plotësisht procesin e hartimit të propozim buxhetit, duke u bazuar në udhëzimet e përgjithshme që vijnë nga qarkoret buxhetore.

Takimet publike që organizohen në komunat e Kosovës, bëhen sa për të zbatuar obligimet ligjore, duke mos shërbyer si platforma për të komunikuar dhe konsultuar qytetarët. Pjesëmarrja e ulët në këto takime lë të kuptohet se qytetarët nuk janë të interesuar të marrin pjesë në to, teksa institucionet komunale nuk kanë gjetur ndonjë metodë efikase për t`i njoftuar dhe nxitur qytetarët që të marrin pjesë në takimet publike kur diskutohet propozim buxheti. Komuniteti pakicë si dhe gratë ekan nënkuptojmë së pjesëmarrjen më të ulët në këto takime. Edhe në rast të pjesëmarrjes, këto grupe janë pasive në diskutim.

Disa nga rekomandimet nga Analiza “Unë Jam Komuna” janë :

· MAPL – Rekomandohet të hartoj një udhëzim për komunat, lidhur me nxjerrjen e kodeve etike për zyrtarët e zgjedhur në përputhje me Rekomandimin 60 të Këshillit të Evropës
· IKAP – Të organizoj trajnime për kodin etik për zyrtarët e personelit. Në këtë mënyrë këta zyrtarë do të jenë më shumë të informuar për kërkesat e kodit si dhe sanksionet që i parasheh
· Komunat – Duhet të organizojnë trajnime lidhur me kodin etik për të gjithë zyrtarët e emëruar me fillim të punës së tyre. Ky trajnim duhet të i paraprijë momentit të nënshkrimit të kodit të etikës për vendin e punës për atë zyrtarë. Duhet të inicohet edhe nxjerrja e rregullores për etikën në komunë
MAPL-ja duhet që të forcoj mekanizmat e saj të kontrollit dhe të monitorimit sa i përket transparencës dhe llogaridhënies së komunave të Kosovës në raport më qytetarët
· Komunat duhet që hartimin e propozim buxhetit ta bëjnë në nivelin e bashkë-vendimmarrje, pavarësisht se sa para i kanë në dispozicion për ti shpenzuar, qytetarët e Komunave duhet të konsultohen për nevojat e tyre
· Komunat duhet të mbajnë procesverbale gjatë takimeve publike,
· Komunat e Kosovës duhet të hartojnë plane konkrete së si ti përmbushin rekomandimet që dalin nga ZAP
· Komunat duhet t’i fuqizojnë mekanizmat e tyre të kontrollit për projekte të rëndësishme kapitale
Ueb-faqet e Komunave po ashtu duhet t’i informojnë qytetarët për mënyrën se si i shpenzojnë parat publike dhe cilat projekte kanë përparësi për vitin aktual fiskal.

Analizën e plotë mund ta gjeni në linkun:

Ballina


Hartimi i analizës është përkrahur nga Fondacioni KFOS.