Organizata INPO ndau për herë të shtatë Çmimin për “Nxitje Debati”.

Friday, 12PM

Arbana Xharra fiton Çmimin për “Nxitje Debati”

Ferizaj, 26 Dhjetor 2013- Organizata INPO në ndejën e organizuar , ndau për herë të shtatë Çmimin për “Nxitje Debati”. Ky çmim këtë vitë ju nda znj. Arbana Xharra.

DSCN1215
Znj. Arbana Xharra gjatë vitit 2013 ka hulumtuar shumë tema të “nxehta” të cilat kanë nxitur debat në shoqërinë tonë, deri sa hulumtimi i saj lidhur me radikalizmin fetar ishte ndër temat të cilat edhe e karakterizuan këtë vitë.

Arbana, në ceremoninë e marrjes së shpërblimit falënderoi INPO-n për këtë çmim duke thënë se ndjehet e privilegjuar dhe shpejgoi vështirësitë dhe sfidat me të cilat ajo si gazetare ballafaqohet gjatë hulumtimeve për probleme të ndryshme.

Arbana Xharra, ka filluar me gazetarinë në mars të vitit 2001. Tash dymbëdhjetë vjet merret me gazetari hulumtuese, që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e pushtetit për përfitime personale. Për nëntë vjet me radhë ka punuar si gazetare në të përditshmen “Koha Ditore” dhe tash katër vjet në gazetën “Zëri”. Është shpërblyer me gjashtë çmime për gazetari hulumtuese. Vitin e kaluar për herë të parë ka kapërcyer nga hulumtimet për korrupsion për të nisur në detaje hulumtimin për Islamin radikal në Kosovë i cili ka zgjatur më shumë se tetë muaj.

Arbana është ballafaquar me disa kërcënime edhe padi në gjykatë për të cilat kanë reaguar edhe organizata ndërkombëtarë pos atyre vendore siç është Reporterët Pa Kufinjë. Hulumtimet kanë prekur direkt njerëzit në pushtet, të afërmit e tyre dhe lidhjet me sektorët më fitimprurës në vend. Arbana ka publikuar edhe skandalet ku kanë qenë të përfshirë zyrtarë ndërkombëtar në Kosovë. Për më shumë se një dekadë, ka mbuluar sektorë të ndryshme, ekonomi, politike, shëndetësi dhe religjion. Hulumtimet kanë zënë vend edhe në mediat ndërkombëtare.