INPO kundërshton ndryshimin e emrit të hapësirës publike “Sheshi i Fjalës së Lirë”

30/04/2019

Organizata INPO kundërshton ndryshimin e emrit të hapëisirës publike “Sheshi i Fjalës së Lirë” dhe i kërkon kuvendit komunal që të demonstrojnë kulturë institucionale në rrespektim të vlerave historike dhe memories kolektive.

Më 11 korrik 2014 kuvendi komunal në Ferizaj, pas propozimit të INPO-s, kishte marr vendim që hapësira para KEK-ut dhe ish Gjykatës Themelore në Ferizaj të emërtohet – “Sheshi i Fjalës së Lirë”, për arsye se 33 vjet më parë në oborrin e ish Gjykatës Themelore, publikisht, me vendim gjyqësor ishte djegur libri i parë në Kosovë me titull “Katërmbëdhjetë autorë”.

INPO vlerëson se ndryshimi i emërtimit të kësaj hapësire përpos që do të ishte një injorim i të kaluarës historike dhe memories kolektive, do të ishte edhe dështim i institucioneve komunale për të nderuar dhe njohur sakrifcën e të gjithëvë për të drejtën e fjalës dhe mendimit të lirë.

Rreth Librit “Katërmbëdhjetë autorë”:

“Katërmbëdhjetë autorë” është antologji poetike, e botuar në vitin 1985, nga katërmbëdhjetë autorë ferizajas. Me tri deri në pesë poezi është përfaqësuar secili autorë, përzgjedhjen e të cilave e ka bërë Rahmi Tuda, ndërsa autorë tishin: Afrim Demiri, Bardh Frangu, Biser Mehmeti, Borisav Bojkoviq, Fitnete Tuda, Gani Bytyçi, Ismet Aliu, Jovan Sari, Kemail Aliu, Menduh Leka, Sami Vranovci, Shqipe Azemi, Xheladin Rexhepi dhe Ymrane Abdullahu, të renditur në libër sipas alfabetit. Në libër janë edhe poezitë e një serbi dhe të një romi.

Disa kopje të librit sot ekzistojnë pasi ato janë vjedhur nga vetë autorët, por mendohet se janë vjedhur dhe nga ish punonjësit e Gjykatës. Për autorët, pasojat pas botimit të librit nuk kanë qenë të lehta.