“In Europa”

09/05/2008

Ferizaj, 09 Maj 2008: Iniciativa për Progres-INPO dhe Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ sot kanë realizuar performansën “In Europa”.

“Për një Kosovë të integruar në Zonën e Paqes dhe Prosperitetit të Bashkimit Evropian” është mesazhi i panos së vendosur në sheshin e qytetit, ku qytetarët e Ferizajt kanë mundur të shkruajnë mesazhet e tyre për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Nuk mund të hyjmë në Evropë pa e ulur shkallën e papunësisë, e cila është rreth 50%, me 67% korrupsion, qeverisje të keqe, shkallë të lartë të krimit të organizuar, nivel të lartë të varfërisë dhe jofunksionalitet të shtetit në territorin e vet. Ky mesazh i lansuar në performansën protestuese të INPO-s dhe FIQ-it, i drejtohet Qeverisë dhe gjitha institucioneve të Kosovës, në këtë ditë feste për Bashkimin Evropian, ka thënë Kushtrim Palushi nga INPO.

Ndërkaq, Nazim Haliti nga FIQ ka thënë se, në këtë ditë, institucionet e vendit duhet të ndjehen më të përgjegjshëm për rrugën nëpër të cilën duhet kaluar Kosova drejt integrimit. “Udhëheqësit e institucioneve të vendit përmendin shumë shpesh integrimet evropiane, por të gjithë ata, qyetetarët dhe shoqëria civile kanë obligime dhe përgjegjësi për ta quar vendin drejt integrimeve, ndërsa sfidat dhe problemet e shoqërisë sonë, sot janë të mëdha”, tha Haliti.