z.Faruk Guri, u zgjodh kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Ferizajt
29/01/2015Ferizaj, 29 Janar2015- Në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal në vitin 2015, me 38 vota të vlefshme , 24 për shkuan për z.Faruk Gurin propozuar nga LDK-ja dhe 14 për znj. Mimoza Pajaziti nga PDK-ja.
Në fjalën hyrëse si kryesues i ri z.Faruk Guri falenderoi asambleistët për vlerësimin e dhënë për të udhëhequr këtë kuvend. Ai tha se Kuvendi Komunal do të angazhohet për interes të qytetarëve për të realizuar projekte të ndryshme.
Në këtë mbledhje poashtu dha betimin edhe asambleisti i ri z.Fadil Halili nga radhët e LDK-së.