Urbanizmi në Ferizaj
22/05/2014Kërkohet ndarja e Inspektoratit të ndërtimitnga Drejtoria e Urbanizmit dhe funksionalizimi i tij.
INPO organizoi debatine radhës “Urbanizmi në Ferizaj”. Të pranishëm në këtë debat ishin: z.Faik Grainca (Drejtor i Urbanizmit),znj.Qazime Vata (Ish drejtoreshë e Urbanizmit), z.Ardian Ferizi (PDK), z.Faruk Guri (LDK), z.Sylejman Zeka (LVV), z.Bekim Ademi (LVV), z.Afrim Demiri(Gazetar), z.Besnik Jaha (Gazetar), z.Gazmend Rexhepi (KKSB).
Drejtori ekzekutiv i INPO-s, z.Samir Reka bëri hapjen e debatit duke treguar aryeshmërinë e të debaturarit rreth kësaj teme dhe duke u ndalur tek aktivitetet dheperformanca e Drejtorisë së Urbanizmit duke u fokusuar në planifikimin hapësinor,transparencën dhe ndërtimet pa leje.
Ai gjatë prezantimit shpalosi tri kërkesat për këtë lëmi në të cilat INPO-s nuk i është kthyer përgjigje qysh nga viti 2013 për numrin e ndërtimeve pa leje të ndara nëpër zona urbane kërkesë kjo e refuzuar nga Inspektorati i ndërtimit, reagimi për hartimin e planeve rregullative të zonës IV dhe V gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2013, si dhe adresoidisa vërejtje për qeverisjen e re e cila nuk ka lejuar qasje në lejet e ndërtimitpër periudhën Janar –Prill 2014, me arsyetimin se duhet dorëzuar kërkesa specifike për objektet e caktuara.
Znj.Qazime Vata tha se qyteti i Ferizajt është qytet që ka pasoja n ëurbanizëm qysh nga e kaluara duke e quajtur qytet pa plan qysh prej viteve 1980. Sipas saj ngecja më e madhe është në periudhën e pasluftës që është përcjell me mungesën e infrastrukturës ligjore dhe zhvillimore. Mirëpo me kalimin e kohës ka pasur lëvizje duke u bërë kështu miratimi i planit zhvillimor në vitin 2009 dhe duke u miratuar planet rregulluese të zonës së qendrës (194 Ha) dhe zona e VIII (280 Ha).
Znj. Vata theksoi se problemi esencial i urbanizmit mbetet me inspektoratin, pasi që “Inspektorati ka qenë drejtori e veqantë, kurse tani ajo ka kaluar nën kompetencën e Drejtorisë së Urbanizmit dhe kjo në një mënyrë është edhe konflikt interesi”.
z.Faik Grainca tha se gabimi më i madh që është bërë në komunë e Ferizajt ka qenë heqja e drejtorisë së Inspektoratit si dhe mungesa e kapaciteteve njerëzore në Drejtorinë e Urbanizmit, e cila nuk ka staf me kualifikime adekuate.
Ai shtoi se inxhinierët të cilët mirren me çështje urbane kanë të njejtin koeficient me të cilin i ka lënë ai në vitin 2007 kur ka qenë kryetar komune.
z.Afrim Demiri nga gazeta Koha Ditore tha se Drejtoria e Urbanizmit në vazhdimësi është përdorur politikisht, për realizim të qëllimeve politike duke e quajtur kështu ilegal ‘procesin’e ndërtimeve ngase ndërtimet e objekteve në vetvete janë të gjitha publike. Ai tha se ndër vite aktiviteti kryesor i Kuvendit Komunal të Ferizajt ka qenë ndërrimii ngastrave nga toka bujqësore në tokë ndërtimore apo industriale dhe kjo ështëpunë tipike për të dy partitë që kanë udhëheq me Ferizajn deri tani. Dhe në fundi shtoi se kjo drejtori nuk ka arrit që ta realizoj misionin e saj për ruajtjen e pronës publike.
Gjatë debatit, Besnik Jaha nga gazeta Kosova sot tha se kjo komunë është hermetizu sa i përket transparencës në raport me mediat dhe qytetarë dhe ky refuzuim i një medie po bëhet duke bërë shkelje ligjore. Sipas tij edhe mungesa e trotuarëve nëpër rrugët e qytetit po shkakton viktima të shumta në njerëz në këtë komunë.
z.Ardian Ferizi tha se planet rregullative kanë defekte të shumëta ngase nuk ka përvojë të madhe në këtë lëmi dhe se kapacitetet njerëzore të komunës janë vetëm nga fusha e arkitekturës dhe se mungojnë kuadrot e përgaditura për planifikim dhe zhvillim të urbanizmit. Më tutje, ai rekomandoi që të shikohet mundësia e ndarjes së inspektoratit të ndërtimit nga drejtoria e urbanizmit dhe që të formohet edhe policia e ndërtimit, duke sjell në debat edhe shembullin e Shqipërisë.
Gjatë debatit, Sylejman Zeka ngriti disa cështje që ndërlidhen me pronat private të cilat sipas planeve rregullative duhet të shpronsohen duke nxjerr në pah mungesën e komunikimit ndërmjet pushtetit lokal dhe qytetarëve dhe statistikave lidhur me pronat te cilat do të shpronsohen dhe vlerën financiare që do t’i kushtoj komunës së Ferizajt.
Në fund, z.Faik Grainca potencoi se komuna është duke e pritur Udhëzimin Administrativ nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili do të sqarojë se si do të zhvillohet procesi i trajtimit të objekteve pa leje dhe legalizimit të tyre.
Rekomandimet e INPO-s nga kjo tryezë:
-Të ngritet transparenca në punën e Drejtorisë së Urbanizmit;
– Të filloj lirimi i hapësirave publike (troturarët) të uzurpuara nga bizneset dhe personat fizik;
– Të bëhet rrënimi i objektevepa leje të cilat nuk kualifikohen për legalizim;
– Të ngritet bashkëpunimi me prokurorinë e shtetit.