Tryeza:“Fenomeni i vetvrasjeve në Komunën e Ferizajt”

14/11/2014

Në debatin e organizuar nga INPO dalin disa rekomandime për parandalimin e vetrasjeve.

Ferizaj, 14 Nëntor- INPO organizoi debatin “Fenomeni i vetrasjeve në Komunën e Ferizajt”. Të pranishëm në këtë debat ishin: Agim Gashi (Policia e Ferizajt), z.Muhamet Jahiri (Policia e Ferizajt), z.Bekim Ademi (LVV), z.Gazmend Bytyqi (PDK), z.Bashkim Fazliu (NQF), Enver Bajrami (LVV) si dhe mediat lokale.

Drejtori ekzekutiv i INPO-s, z.Samir Reka bëri hapjen e debatit duke treguar aryeshmërinë e të debaturarit rreth kësaj teme duke e përshkruar këtë fenomen si një ndër problemet më shqetësuese me të cilën është kapluar komuna e Ferizajt.

z.Muhamet Jahiri tregoi disa nga statistikat se që nga viti 2000 në Regjionin e Ferizajt kanë ndodhur rreth 82 vetvrasje ku nga ta 65 janë të gjinisë mashkullore dhe 17 të gjinisë femërore. Nga këto 82 vetvrasje vetëm në vitin 2014 janë identifikuar 8 prej tyre që përfshin periudhën e muajve Shtator-Nëntor.

Në këtë debat me thekstë veqantë janë përmendur disa nga shkaqet të cilat kryesisht po i shtyjnë të rinjët deri tek vetvrasja duke i kategorizuar në tre faktorë kryesor: nëkushtet ekonomike, problemet shëndetsore si dhe depresioni.

z.Enver Bajrami përmendi faktin se edhe pse në shkolla janë të punësuar psikolog, nga ta nuk ka ndonjë rezultat apo dobi ngase më shumë po mirren me punë administrative.

Nga ana tjetërz.Gazmend Bytyqi tha se duhet të jetë target me prioritet për politikat tona institucionale si në rehabilitim akomodik dhe integrim më meritor në jetën tonë të pasluftes.

Z.Bashkim Fazliu tha seçdo segment i shoqërisë duhet të jetë i kyqyr që të vihet deri te parandalimi i vetvrasjeve ngase është detyrë e çdo personi.

Në tryezë u ngritë ne dhe çështje të tjera siç janë: hapja e vendeve të punës, komunikimi më i shpeshtë brenda familjes si dhe motivimi për të rinjët për sukseset e tyre.

Nga kjo tryezë doli medisa rekomandime:

1.Bashkëpunimi ndër instituconal për parandalimin e vetëvrasjeve;
2.Angazhimi i psikologëve klinikë në institucione;
3.Krijimi i Qendrës së thirrjes të funksionte nga policia;
4.Edukimi në shkolla dhe shoqëri për sjelljet depresive dhe asociale
5.Puna me grupe të veqanta
6.Rritja e aktiviteve të të rinjëve në Kulturë dhe sport
7.Plasimi i shembujve të suksesit në shoqëri
8.Raportet mujore nga psikologët e shkollave për Drejtorinë e Arsimit
9.Shqyrtimi i tentim vrasjeve të jetë më serioz
10.Angazhimi i Qendrës për Punë Sociale për parandalimin e vetvrasjeve.