Tryeza: “Si të evitohen shkeljet e komunës së Ferizajt të nxjerra nga auditori gjeneral”

10/07/2014

Ferizaj, 10 Korrik 2014-INPO organizoi debatin e radhës “Si të evitohen shkeljet e komunës së Ferizajt të nxjerra nga auditori gjeneral”, të pranishëm në këtë debat ishin: z.Xhavit Zariqi (nënkryetar), z.Mustafë Grainca (PDK), z. Muhamet Çerkini (LDK), z. Sami Osmani (Drejtor i Auditorit të Brendshëm), z. Albion Sherifi (OJQ ” NA”), përfaqësues të OSBE-s si dhe mediat.

Fillimisht z.Samir Reka Drejtor ekzekutiv në INPO, hapi debatin duke thënë se është shqetësuese që rekomandimet qysh prej vitit 2006 nuk janë të adresuara. Ai po ashtu tha se pasqyrat financiare qysh nga ky vit nuk janë në përputhje me financat si dhe kompenzimet janë marrë pjesërisht si të plotësuara, por jo në tërsi.

Menjëherë fjalën e mori z.Xhavit Zariqi duke thënë së brengosëse është një çështje që po përsëritet për disa vite me radhë dhe nuk po përmirësohet. Nga tetë rekomandimet që janë dhënë vetëm dy prej tyre janë pozitive. Që nga viti 2008 deri në vitin 2013 nuk është arrit asnjë tentativë për tu përmirësuar këto vërejtje.

Ai tha së në qeverisjen komunale mungesa e përgjegjësisë është e papërmirësueshme ngase nuk ka sanksionim dhe kjo ndodh që gjërat të mos përmirësohen dhe të mbesin këtu ku janë. Ndërsa sa u përket subvencioneve ai tha se OJQ u është dhënë subvencione pa pasur asnjë projekt.

Nga ana tjetër z.Mustafë Grainca nga PDK tha se ky raport nuk është kuptuar drejtë dhe mirë. Opinioni për komunën e Ferizajt është opinioni më i mirë i mundshëm, ngase është opinion i pa kulaifikuar në ofrimin e çështjes. Ngase opinioni i auditorit në vitin 2006 ishte opinion mohim, tek në vitet 2009 ka kaluar në opinion të pa kualifikuar.

Ai shtoi se auditori ka bërë gabim duke mos respektuar rregullorën për subvencionë në kulturë, mirëpo në anën tjetër ai tha se nësë auditori i jashtëm sheh ndonjë vërejtje flagrante i ka dyert e hapura që rastin ta dërgojë në prokurori.

Sipas z. Sami Osmanit, drejtor i auditorit të brendshëm në komunën e Ferizajt ai thase deri në vlerën e 10 mijë euro kryetari i komunës në bazë të rregullorës ka të drejtë të jap subvencione pa miratimin e kuvendit, ndërsa mbi 10 mijë duhet të kalohet në kuvend.

Njëri nga pjesmarrësit tjerë në këtë debat u theksua tek nevoja për të nxjerrë përgjegjës për mos zbatimin e rekomandimeve të auditorit si dhe raportet e auditorit të kalohen në kuvend si pikë e rregullt e rendit të ditës.

Nga radhët e LDK-së z. Muhamet Çerkini tha se çdo auditor që vjen ka mundësi që të gjejë vlera teknike. Si shkelje të rëndë ai e cilësoi që kompanitë janë paguar akoma pa përfunduar puna.

Rekomandimet e INPO-s:

-Të diskutohet raporti në kuvend

-Ri-funksionalizimi i grupit për mbikqyrjen e plotësimeve të rekomandimeve të auditorit

-Raporti i auditorit të brendshëm të del në publik çdo 6 muaj

-Të forcohet mbikqyrja e projekteve

-Të rishikohet mënyra e dhënies së subvencioneve