Tryeza “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme?”

06/03/2013

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me organizatën INPO, në diskutimin publik me temën “Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme?” Në debat ishin përfaqësues të partive politike, zyrtarë komunal, shoqëria civile, qytetarë të Ferizajt dhe akterë tjerë relevant.

Në zgjedhjet e fundit janë identifikuar një numër i madh i parregullsive që duhet eliminuar me reformën zgjedhore. Përkundër mandatit shtesë, Komisioni për reformë zgjedhore nuk arriti që ta përfundojë punën për të cilën ishte ngarkuar dhe reforma zgjedhore ka kohë që ka ngecur. Forumi Reforma, i krijuar nga D4D-ja dhe i përbërë nga një grup i OJQ-ve, ka përgatitur një numër rekomandimesh të cilat do të ndikonin në zvogëlimin e disa zbrazëtive ligjore që krijojnë mundësi manipulimi të zgjedhjeve me të cilat janë njoftuar pjesëmarrësit në takim.

Ky takim i hapur me qytetarë, diskutojë hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe elaboruan ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor.

D4D dhe Forumi kanë paraqitur qëndrimet e tyre në lidhje me reformën zgjedhore që duhet zbatuar për të përmirësuar procesin zgjedhor.

Ky takim përkrahet nga “Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) të Zvicrës”.