Tregoni kush jeni?

03/12/2010

Kolegë të dashur do të ishte më mirë sikur ta specifikonit  se cilat organizta të shoqërisë civile në Ferizaj kanë organizuar këtë anketë.Nuk është etike  të flisni në emër  të të  gjithë organizatave të Ferizajt.
Prandaj ju lusë që herave të tjera me apo pa qëllim të mos bëni gabime të tilla.Sepse veprime si këto mundë të duken të qëllimta dhe tendencioze .
Duke lejuar që pranë zyrëve të organizatës suaj të vendosen posterë të një subjekti të caktuar politik , ju paragjykoni paanësin e organizatës suaj.Po ashtu në listën e kandidatëve është një emër i cili zyrtarishtë nuk është kandidatë i partisë në për të cilën ju e keni emëruar.
Andaj kërkoj nga ju që ti numroni cilat janë këto organizata të shoqërisë civile nga Ferizaj që e kanë bë këtë sondazh , ndërsa personit në fjale i cili nuk është kandidat per deputet por emëri i tij nuk është i panjohur për qytetin t’i kërkoni falje.
Iniciativa për Progres –INPO publikisht distancohet nga ky veprim dhe e njofton opinionin e gjerë se nuk është pjesë e këtij sondazhi.INPO deri më tash ka organizuar 4 anketa në bashkpunim me Radio Televizionin Tema.
Sinqerisht INPO