
THIRRJE PËR PRAKTIKANTË
04/03/2021Iniciativa për Progres (INPO) është në kërkim të dy (2) praktikantëve, studentë apo të diplomuar në fushën e drejtësisë, ekonomisë, shkenca sociale, shkenca politike dhe administratë publike të nivelit Bachelor dhe Master.
Programi i praktikës është me pagesë dhe zgjat 3 muaj me orar të plotë (40 orë në javë) ose të pjesshëm (20 orë në javë), varësisht nga preferenca e kandidatëve. Praktikantët do të kryejnë detyra në kuadër të monitorimeve, mbledhje të të dhënave dhe raportime në fushën e vetqeverisjes lokale dhe prokurimit publik, në zyret e INPO-s në Prishtinë.
Nëse jeni të interesuar që të jeni pjesë e stafit tonë si praktikantë dhe keni aftësi analitike dhe të përdorimit të programeve të Microsoft Office, n’a dërgoni:
- CV-në tuaj, si dhe
- një letër motivimi,
në adresën elektronike praktika@inpo-ks.org, jo ma vonë se 17 mars 2021, ora: 23:59.
Të gjithë kandidatët që përmbushin kriteret e lartëcekura do të ftohen për intervistë.