Thirrje për aplikim në trajnimin me temë “Përfshirja e grave dhe të rinjve në procesin e buxhetimit komunal”.

03/05/2023

Organizata Iniciativa për Progres “INPO”, organizon trajnim me grupet e interesit për buxhetimin gjinor në komuna.

Qëllimi i trajnimit është ngritja e njohurive rreth aktivizmit qytetar, në mënyrë që qytetarët të jenë më të zëshëm në atë që përfaqësojnë, posaçërisht të jenë më aktiv në proceset vendimmarrëse me fokus në konsultimet publike të organizuara nga komunat rreth hartimit të buxhetit.

Temë diskutimi do të jetë  gjetja e modalitetit dhe format e përfshirjes së grave dhe të rinjve në konsultimet publike duke dhënë kontribut në politikat publike. Rëndësi të veçantë do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së grave dhe të rinjve për rolin e tyre në hartimin e buxhetit komunal dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre për të kontribuar në përmirësimin dhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve, duke përfshirë adresimin e kërkesave në institucione publike rreth buxhetimit komunal.

Trajnimi do të organizohet por pa u kufizuar me të rinjtë, gratë dhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë.

Trajnimi do të mbahet me datë 12 Maj, 2023 në “Instituti i Kosovës për Trajnime” Rr. “Rrustem Statovci”, Hy.1, Nr.1, Prishtinë.

Ftohen të gjithë të interesuarit nga regjioni i Prishtinës që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e trajnimit, duke u regjistruar në linkun më poshtë. Pas aplikimit, kandidatët që i plotësojnë kushtet e thirrjes do të ftohen për pjesëmarrje në trajnim.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

 

Afati i fundit për aplikim është 10 maj, 2022, ora 23:59.

Për të marrur pjesë në këtë trajnim ju lutem regjistrohuni duke klikuar KËTU

 

Për ndonjë të paqartë rreth trajnimit ju lutem të kontaktoni në: valmir@inpo-ks.org