Të parandalohet rreziku në shkollat e mesme të kryeqytetit, sëpata për mal, jo për shkollë

01/03/2013

01 Mars 2013, Prishtinë – INPO dënon ashpër rrahjen dhe dhunën e manifestuar nga nxënësit në shkollën e mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”. Është shqetësues gjendja aktuale e sigurisë nëpër shkollat e mesme të Prishtinës. Incidenti i fundit i cili ka ndodhur në Shkollën e Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë është një argument shtesë së ka humbur komunikimit i mirëfilltë në mes të institucioneve arsimore dhe nxënësve.

Në këtë përleshje janë përdorur armë të ftohta që në disa raste kanë rezultuar edhe me fatalitet me jetë. Një sëpatë dhe dy thika janë konfiskuar nga policia e Kosovës në vendin e ngjarjes. Për fat të keq dy nxënës gjenden në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës-QKUK.

Duke rikujtuar se edhe gjatë viteve të kaluar ka pasur probleme të tilla në shkollat e mesme të Prishtinës (rasti i fundit vrasja në gjimnazin “Sami Frashëri”) dhe ende po vazhdohet me probleme të tilla. Sjelljet devijonte të nxënësve dhe huliganeve që bredhin rreth shkollave, janë duke u shtuar dita ditës nëpër shkollat e kryeqytetit. Dhe rastet e dhunës janë në rritje.

INPO i benë thirrje Drejtorisë së Arsimit në komunën e Prishtinës, drejtorëve të shkollave si dhe këshillit të prindërve, që me urgjencë të mblidhen dhe marrin masat e duhura për parandalimin e kësaj dukurie negative që po ndodh në shkollën ekonomike të Prishtinës.

INPO kërkon që të krijohen mekanizma për parandalimin e akteve të dhunës dhe të këtë bashkëpunim më të madh me Policinë e Kosovës, sepse shkolla është një vend i edukimit dhe i arsimimit dhe duhet te jetë një ambient i qetë dhe i sigurt e jo një ambient i dhunës dhe frikës.