Të mos festohet 9 Maji “Dita e Evropës”
09/05/2013Prishtinë, 09 Maj 2013 – INPO sot ka mbajtur një perfomancë para qeverisë së Kosovës, përmes së cilës shprehi pakënaqësitë për një qeverisje të keqe, rritje të korrupsionit dhe një ekonomie të dobët.
Në këtë përformancë janë paraqitur tri problemet kryesore më të cilat ballafaqohet Kosova, pra këto janë tri elementet kyçe të cilat janë pengesë për ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian:
1. Korrupsioni e qe pa u flak nuk do të mund as të nisemi drejtë BE-së;
2. Qeverisja e keqe e cila nuk do te na lejoj t’i afrohemi BE-së dhe
3. Ekonomia e dobët e cila nuk do të na lejoj që të hymë në BE.
INPO kërkon nga qeveria e Kosovës, që të ulët korrupsioni, të ndryshoj qeverisjen dhe të rrisë zhvillimin ekonomik, sepse në këtë mënyrë në të cilat po kalon vendi dhe më këto probleme të cilat po ballafaqohen qytetarët e Kosovës, Kosova edhe shumë vite vetëm do të integrohet në BE.
Po që se fillohet të ndryshohet këto tri elemente, atëherë do të jemi në rrugë për të shpresuar për t’u integruar në BE, në të kundërtën vetëm do të mbeten një ëndërr e parealizuar e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
INPO kërkon nga qeveria e Kosovës që 9 Maji Dita e Evropës të hiqet nga festat zyrtare, sepse sot Kosova do të duhej të jepte shembuj të progreseve për të mos u vonuar edhe më shumë drejtë integrimit në familjen evropiane. Hapat konkretë të një shteti për t’u anëtarësuar në BE arrihen vetëm duke punuar dhe më përpjekje konkrete për afrimin e standardeve në të gjitha fushat.