Takim publik me qytetarë nga regjioni i Ferizajt

31/05/2023

Iniciativa për Progres (INPO), organizon takim publik me qytetarë nga regjioni i Ferizajt. Lidhur me këtë ftohen qytetarët nga regjioni i Ferizajt, të marrin pjesë në takim për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe adresimin e kërkesave në institucione publike.

Temat e diskutimit do të jenë:
_
  • Pjesëmarrja e qytetarëve në të gjitha fazat e procesit vendimmarrës të politikave publike dhe ushtrimi i ndikimit në politikbërje në institucionet ku jetojnë, në mënyrë që qytetarët të jenë më të zëshëm, posaçërisht të jenë më aktiv në proceset vendimmarrëse me fokus në konsultimet publike të organizuara nga komunat rreth ndarjes së buxhetit;
  • Nxitja e praktikave të mira në konsultim me qytetarët në hartimin e politikave publike, me theks të veçantë në dokumente strategjike si: Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2024-2025, Buxheti komunal 2024 dhe aktet tjera komunale;
  • Roli i përfaqësuesve të këshillave lokal në adresimin e kërkesave të qytetarëve;
  • Bashkëpunimi i ndërsjelltë në mes të qytetarit dhe institucionit përmes informimit në faqen zyrtare dhe takimet direkte për të zgjidhur problemet me interes publik;
  • Ngritja e njohurive rreth aktivizmit qytetar dhe të mirat që sjell aktivizmi qytetarë;
  • Marrja e kërkesave të qytetarëve për t’u dërguar në institucionet përkatëse;
INPO inkurajon të gjithë qytetarët nga regjioni i Ferizajt, pa dallim moshe, gjinie, përkatësie apo profesioni, që të marrin pjesë në këtë takim publik.
 _

Takimi do të mbahet me datë 9 qershor, 2023 (e premte), nga ora 13:30 në “Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj”, Rr. “Dëshmoret e Kombit” pn, 70000, Ferizaj.

_

Afati i fundit për aplikim është 7 qershor 2023, ora 23:59.
_
Ju lutem që paraprakisht të regjistroheni duke klikuar KËTU.
_
Për ndonjë të paqartë rreth takimit ju lutem të kontaktoni në: valmir@inpo-ks.org
_