TAKIM INFORMUES ME KRYETARË TË FSHATRAVE DHE BASHKËSIVE LOKALE NË KOMUNËN E SHTIMES
10/04/2015Ferizaj, 8 Prill 2015- INPO në në kuadër të projektit “Ngritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal”, i cili mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur KFOS, mbajti një takim njoftues me përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe fshatrave të Komunës së Shtimes.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i përfaqësuesve të bashkësive lokale lidhur më rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal, si dhe aktivizimi i tyre për të qenë faktor vendimmarrës në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me vetëqeverisjen lokale.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësuesit e bashkësive lokale, kryetarët e fshtrave, si dhe përfaqësuesit e organizatës INPO.
Debatin e hapi koordinatori i programit të organizatës INPO, z. Arbër Kadriu, mbi rëndësinë e fuqizimit të bashkësive lokale dhe fshatrave në procesin e hartimit të buxhetit. Ndërsa, menaxherja e projekteve në organizatën INPO, znj. Albulena Nrecaj, bëri një përmbledhje të procesit lidhur me procedurat dhe afatet ligjore nëpër të cilat kalon hartimi i buxhetit komunal, si dhe mënyrën se si INPO do të ndihmojë bashkësitë lokale që kërkesat dhe projektet e tyre të adresohen dhe të reflektohen në propozimin e buxhetit të komunës së Shtimes për vitin 2016.
Gjithashtu, në këtë takim, përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe fshtrave të Komunës së Shtimes, shfaqën opinionet e tyre lidhur me mungesën e komunikimit në mes të Komunës dhe këtyre bashkësive.
Disa prej propozimeve që dolën nga ky takim ishin që: Komuna të shqyrtoj më me seriozitet kërkesat e qytetarëve për projekte investive, të fuqizohet roli i kryetarëve të fshatrave dhe bashkësive lokale, Komuna të punojë më shumë që të rrisë pjesëmarrjen e qyetarëve në debatet dhe dëgjimet publike, si dhe të definohet statusi i përfaqësuese të fshtrave duke krijuar edhe kushte të nevojshme ligjore për kompensimin e këtyre përfaqësuesve.