Ta njohim gjykatën tonë
27/02/2015Ta njohim gjykatën tonë
INPO, sot realizoi aktivitetin e informimit të qytetarëve lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë, konkretisht gjyqësorit, prokurorisë dhe avokatisë sipas sistemit të ri të drejtësisë. Aktiviteti u zhvillua në qytetin e Ferizajt, Kaçanikut si dhe në disa fshatra të komunës së Ferizajt.
Si mjet i informimit u përdor një broshurë e përgatitur nga INPO në të cilën janë prezantuar informata të nevojshme lidhur me sistemin e ri të drejtësisë, integritetin e gjykatësit, prokurorit dhe avokatit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit : “Ngritja e vetëdijës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në sistemin gjyqësor”, i cili mbështetet dhe përkrahet financiarisht nga ATRC dhe USAID.