Statuti i Komunës së Ferizajt nuk kalon votimin
04/06/2013Raport nga Monitorimi KK Ferizaj
29.05.2013
Statuti i Komunës së Ferizajt nuk kalon votimin
Prezenca e Kryetarit në seancën gjatë diskutimit për Statutin dhe raportin financiar konsiderohet e detyruar nga opozita.
Me datë 29 maj 2013 u mbajt Mbledhja e Kuvendit Komunal në Ferizaj.
Pikat e rendit të ditës ishin:
1. Konfirmimi i pjesëmarrjes në seancë:
Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Xhavit Zariqi, bëri fjalën hyrëse për mbledhjen e pestë të rregullt të Kuvendit Komunal duke përshëndetur të pranishmit dhe njoftoi për mungesën e këshilltarit z.Kemajl Ramadani. Këshilltarët e tjerë ishin të gjithë të pranishëm në këtë mbledhje.
2. Miratimi i rendit të ditës:
Tek kjo pikë z.Faruk Guri kërkoi fjalën duke kërkuar sqarime dhe duke dhënë vërejtje se ka informacione që Ndërmarrjet Publike kanë zgjedhur Bord Politik. Nuk kemi marr informacion për studentët në Itali për rezultatet e tyre. Raporti për koncesion nuk na është dhënë. Dhe sqarimin tjetër të cilën e kërkoi ishte ai që nga zyra e PDK-së në Ferizaj në konferencë për media kanë thënë se janë ndërprerë zgjedhjet në fshatra , është shqetësuese kjo konferencë sepse nuk kanë të drejt t’i ndërpresin zgjedhjet dhe kërkojë që zgjedhjet në fshatra të vazhdojnë. Kryesuesi ndërhyri duke i thënë z. Gurit se këto janë pyetje dhe kjo pikë është në rend dite dhe kur të jemi te kjo pikë ju do ti merrni përgjigjjet dhe sqarimet e kërkuara. Ndërsa për raportin për koncesion kryesuesi i kuvendit tha se nuk kemi informacion për këtë gjë dhe nuk do të debatohet për të pasi që mungon materiali.
z.Rafiz Sejdiu mori fjalën dhe propozoi për rend dite të futet projekti i kanalizimit për rrugën Nermin Vlora . Z.Xhavit Zariqi tha se kemi të bëjmë me një projekt urgjent mbi shtatë muaj janë ato ujra që prezantohen sot. Është e kundër ligjshme dhe e padrejtë të futet tash ky projekt , ky duhet të futet në muajin e gjashtë kur bëhet edhe rishikimi i buxhetit sepse ky projekt kap vleren e 60.000 euro dhe të bëhet në form të rregullt. z.Rafiz Sejdiu tha se është diskutuar edhe në Komitetin për Politik dhe Financa dhe duhet të futet në rend dite kjo pikë mendimin e përkrahu edhe z.Ramadan Hasani duke thënë se nëse gjendja është alarmante , nëse i kemi mjetet për ta larguar këtë të keqe atëherë duhet të veprohet dhe duhet të futet në rend dite. Edhe këshilltarët e tjerë e përkrahën që të futet në rend dite kjo pikë , dhe z.Ylber Topalli deklaroi se është intervenuar mbi njëzet herë në atë rrugë për t’a pastruar dhe është mëse urgjente që të kalohet kjo pikë.Edhe z.Ibrahim Hyseni tha se është intervenuar mbi njëzet herë nga Kompania “Bifurkacioni” në këtë rrugë,por nuk kemi bërë zgjidhje. Për këtë rrugë u debatua shume ku kishte replika e kundër replika,se kjo po bëhet për fushat zgjedhore me arsyetimin se kjo rrugë ka një kohë të gjatë që e ka këtë problem dhe nuk është ndërmarr asgjë më heret , mirëpo tash jemi në prag të zgjedhjeve dhe po bëhet rast urgjent dhe ka një vit ku kjo kërkesë që është bërë për këtë rrugë. Dhe mbas gjithë debatit që të futet në rend dite kjo pikë , atëher kryesuesi i kuvendit e hodhi në votim dhe me 21 vota për dhe 3 vota abstenim hyn në rend të ditës qështja e rrugës “Nermin Vlora”, dhe me gjitha votat unanime për aprovohet rendi i ditës.
3. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar:
Për procesverbalin gjithashtu dolën me vërejtje këshilltarët . z.Gazmend Bytyqi tha se 70% e procesverbalit nuk është e saktë dhe ky procesverbal duhet të rikthehet .z.Medain Hashani tha se të kthehet mbrapa sepse shum fjalime të mija nuk janë shkruar fare apo janë shtrembëruar dhe jam kundër këti procesverbali. Kryesuesi i Kuvendit tha se Kuvendi Komunal nuk ka një proces mbajtës dhe prandaj po bëhen këto lëshime. Mirëpo kryesuesi e hodhi në votim këtë procesverbal me propozim që ky procesverbal të korrigjohet dhe të përmirësohet. Sa i përket procesverbaleve nuk është hera e parë që këshilltarët kanë pasur vërejtje sepse kjo ka ndodhur thuajse në qdo mbledhje të Kuvendit Komunal.
4. Ecuria financiare për periudhën Janar-Mars:
Kryesuesi hapi diskutimin për këtë pikë, dhe fjalën nga këshilltarët e mori z.Ymri Hashani duke thënë se për këta tre muaj jemi mbrapa me të hollat ku kemi më pak inkasim. Në raport me planifikimin realizimi është i dobët. Planifikim jo i mirë te linja, lejet e ndërtimit gjatë periudhës Janar-Mars 2013, gjithashtu edhe shpenzimet kapitale nuk janë realizuar aq sa duhet. Më pas merr fjalën z.Medain Hashani , gjatë periudhës Janar-Mars ku tha se inkasimi ka qenë në nivel të lartë.Gjithashtu edhe z.Sahit Krasniqi mori fjalën duke cekur se në bazë të ligjit edhe kryetari i komunës është dashur të jetë prezent në këtë mbledhje. Ne tekst është shkruar që ka ngritje tatimi në pronë ndërsa në tabelë nuk figuron. Prej 45 mijë eurove janë inkasuar vetem 18 mijë. Shpenzimet e buxhetit janë periudhë gjysmë e mbetur kapitale. Kërkojë të dhënat e sakta llogari nga organet përgjegjëse për dhëniet me qera. Z. Hetem Ibrahimi tha se,që në fillim deklarojë që nuk jam pajtuar me inkasimin , shumë pak ka informata dhe analiza profesionale të planifikuara të buxhetit komunal. Ndërsa sa i përket të hyrave nga qeratë është një shumë simbolike , shpenzimet permanente janë shum të mëdha . Nga radhët e PDK-së foli edhe z.Ylber Topalli duke thënë se ecuria financiare tre mujore është trend pozitiv. Ferizaj është model i punës së mirë ku i bën nder qdo qytetari për këtë fakt- tha ai. Për këta tre muaj drejtori i financave i ka dhënë një lavdatë për tatim në pronë edhe përkundër kritikave nga opozita . Edhe z. Avdullah tha se po flasim për tre muaj kurse pagat janë vetëm për dy muaj . Shpenzimet bugjetore nuk janë të kënaqshme, por kjo është gjendja reale. Z. Rafiz Sejdiu tha se është bërë punë e mirë por duhet të punohet te të hyrat për qera , dhe shpenzimet nuk maten për tre muaj,por në afat më të gjatë kohorë. Z.Gazmend Bytyqi kërkoi që vendimi për autoparking publik të rishikohet dhe të procedohet tutje , ku lexoi një njoftim nga autoparkingi i menaxhuar nga Shoqata e dalur nga Lufta. Nga të hyrat e qeras kemi derdhur edhe në Kuvendn Komunal. Znj. Zymrije kërkoi që në bazë të kritereve të gjitha shoqata e dala nga lufta të lirohen nga qeraja. Kryesuesi tha se në bazë të kësaj përqindje atëher 66% i bie të realizohen në fund të vitit bugjeti. Drejtori i Financave z.Mustafë Grainca, u përgjigj në gjitha kritikat dhe lëvdata e bëra nga asambleistët , ku tha se ecuria financiare Janar-Mars është ecuri pozitive,por me elemente diskutuese . Realizimi i buxhetit mbi 60% është rezultat i sukseshëm. Deri më 30 qershor z.Grainca propozoi që të bëhet identifikimi i pronave të komunës dhe të bëhen pagesat e shfrytëzimit të tyre, kjo do të jetë performancë e mirë e shrytëzimit të pronave të komunës . Kategoria kapitale ka një zhvillim më të madh se në vitin e kaluar . z. Sahit Krasniqi tha se është antikushtetuese që tatimi në pronë të obligohet të paguhet nga qytetarët për dokumenta administrative sepse është e hyrë vetanake e komunës, z.Mustafa tha se ekziston një vendim ku veprojmë në baz të urdhëresave ligjore dhe jemi konsultuar edhe me Ondus personin dhe ai ka thënë se ne veprojmë në bazë të urdhëresave .
5. Rekomandim për dhënie në shfrytëzim të tokës së komunës investitorit italin “Effegi” i regjistruar në Kosovë si “Kosova Gas”:
Për të hapur debatin për këtë çështje , mori fjalën z.Faruk Guri, duke thënë se kemi qenë shumë të gëzuar që do të vijë kjo kompani ta instalojë gazin dhe të ndalohet prerja e ndrunjëve. Mirëpo z. Guri ishte skeptik sepse tha se shoh jo seriozitet nga ana e kësaj kompanie, kur na është thënë se 18 milion do të ketë investim , do të punësohen 400 puntorë , dhe kyçjen e shtëpive me gaz. Përderisa certifikata thotë se kapitali i kompanis është 1 milion euro , ajo që na bënë të dyshojmë është data 14 maj 2013, kjo kompani dyshojë që është fantome dhe propozojë që të hiqet nga rendi i ditës për shkak të mos seriozitetit të kësaj kompanie dhe mbasi të plotësohen dokumentacionet atëherë do të debatojmë tha z.Guri. Z. Ramadan Baliu , tha se është e dyshimtë puna e certifikatave të kësaj kompanie ku në fillim të vitit me 100 mijë euro ndërsa tani me 18 milion dhe me adresa të ndryshme.
“Mori kahje të pakuptimtë kjo pik e rendit të ditës” , u shpreh z.Rafiz Sejdiu duke thënë se kjo firmë punon me dy certifikata , regjistrimi i parë si SHPK dhe regjistrimi i dytë si Shoqëri Aksionare. Z. Medain Hashani, është investim mjaft i madh dhe është hera e tretë që diskutohet për këtë projekt dhe kam kërkuar që ta sjellin garancionin nën betim. Pa i dhënë kompania planet dhe investimet nuk mund të japim tokë për shfrytëzim.Mirëpo z.Hashani kërkoi që të përkrahet ky projekt sepse duhet të jemi shembull për komunat e tjera tha ai. z.Hetem Ibrahimi, deklaroi se rruga në të cilën ai jeton është edhe rruga të cilën kompania e ka në qertifikatën e regjistrimit dhe ai tha se në atë rrugë nuk ndodhet ndonjë llojë kompanie. Z.Ymri Hashani tha se e kemi pritur shumë mir këtë projekt , mirëpo ky material e ka zbehë. Dhe gjithashtu edhe z.Hashani ceki se kjo kompani është me dy certifikata të regjistrimit , njëra certifikatë si shoqëri aksionare me 1 milion euro dhe pesë puntorë e tjera me 100 mijë euro dhe tre puntorë. Ai gjithashtu tha se dyshon në sinqeritetin e kësaj kompanie dhe se duhet t’i kërkohet kapitali i përgjithshëm dhe të mos jepen 3 hektarë tokë pa sqaruar mirë me këtë kompani. Edhe z.Sahit Krasniqi , tha të njëjtat vërejtje si dhe para folësit e ti se selia tjetër, kapitali tjetër, tjerë puntorë.! Nuk duhet diskutuar bardh e zi dhe në mënyrë retorike , dhe nuk po dihet se a po kemi punë me “Effegi” apo “Kosova Gas”. Sa i përket kapitalit të përgjithshëm dhe atij të aksionerëve z.Medain Hashani tha se kjo ndryshon se në këtë qertifikat është vetem kapitali fillestar i kompanisë, por jo edhe ai i aksionerëve dhe kapitali i përgjithshëm nënkuptonë kapitalin e përgjithshëm të aksionerëve. Kryesuesi z.Xhavit Zariqi, tha se është kërkuar me urgjencë gjatë muajit tetor që të futet kjo pikë në rend dite që të fillojë me 1 nëntor puna. Që nga nëntori kanë filluar dyshimet dhe pas tre muaj nënshkruhen dy certifikata. Drejtori i Financave z.Grainca tha se nuk guxojmë assesi t’a ndërpresim këtë projekt. Është projekt i veqant i cilësuar nga Zyrtarët e Zhvillimit Ekonomik . Nuk duhett krahasuar kapitalin themeltar të projektit me fuqinë financiare të kësaj kompanie. Z. Xhavit Zariqi tha se përsëri duke thënë se ne nuk jemi kundër këtij projekti mirëpo kemi dyshime, dhe është mirë që nëse deri në afatin e fundit nuk bëhet asnjë punë nga kjo kompani atëherë t’i ndërpritet kontrata. Z. Sahit Krasniqi tha se është dashur të kërkohen bilancet. Ne folëm sot vetëm me këtë regjistrin që e kemi në dorë. Z.Ramadan Baliu, nuk jemi duke penguar projektin, ndërsa z.Ramadan Hasani tha se veprimet që po bëhen sa i përket investimeve janë të dëmshme dhe të pahijshme . Pajtohem të jepen kritere dhe të kërkohen kushte dhe të definohet me një kontratë. Nëse kemi këtë lloj paraqitjesh nuk do të kemi investime të tjera. Z. Asllan Kryeziu tha se po japim një pasuri shtetërore me tre hektar dhe duhet të votohet si rend dite. Znj.Hajrije , tha se me rregullore nuk duhet të diskutohet më shumë se katër herë për këtë çështje. Z.Lulzim Grainca, tha se toka duhet t’u jepet Kosova Gas sepse në vazhdimësi duhet të kemi punë me të.Sa i përket sigurisë që po kërkohet nga bankat është e madhe sepse edhe garancioni bankar kushton. Dhe në fund kryesuesi doli me propozime për aprovim nga këshilltarët komunal. A do t’i jpet toka “Effegi” apo “Kosova Gas” dhe që nëse nuk ka ndonjë risi t’i ndërprehet kontrata mbas tre muajve. Z.Mustaf Grainca tha se investitori ka thënë të fillohet me 2 qershor ,por ne si komunë kemi prolongu për një afat më të gjatë dhe le të jetë afat tre mujor dhe nëse nuk ka ndonjë përparim kërkojë të ndërpritet kontrata . Dhe propozimi që t’i jepet për tre muaj kompanisë “Kosova Gas” tre hektar tokë për tre muaj aprovohet me shumicë votash unanime nga këshilltarët komunal.
6. Propozim për ndryshimet dhe plotësimin e Rregullores 01 nr.87 për caktimin e kushteve dhe kritereve për dhënie me qira të banesave në pronësi të komunës :
Pas prezantimit nga znj.Qazime Vata se ky është udhëzim administrativ që të ndryshohet kjo rregullore.Aprovohet me shumicë votash unanime që familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës tu jepet banesa pa afat të caktuar.
7. Propozim-Vendim për miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Komunës së Ferizajt:
Me të filluar kjo pikë e rendit të ditës z.Faruk Guri doli me një kërkesë që të jetë Draft-Statuti i Dhjetorit dhe jo ky Draft – Statut i Majit dhe prapë të vazhdohet të harmonizohet me ligjet për Vetqeverisje Lokale, kërkojë të mbahet edhe një seancë dhe pastaj të miratohet ky Statut në përputhshmëri me Ligjin. Ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Xhavit Zariqi kërkoi një konsult pes minuta me shefat e grupeve parlamentare. Mbas konsultës të cilën patën shefat e grupeve parlamentare z.Faruk Guri tha se për shkak se Draft-Projekti është në kundërshtim me ligjin për Vetqeverisje Lokale ne nuk e votojmë dhe të hiqet nga rendi i ditës Draft-Statuti . Mirëpo z.Xhavit Zariqi tha se ne e kemi miratuar Rendin e Ditës dhe nuk mundë të kthehemi mbrapa. Z.Rafiz Sejdiu , tha se për Statut është formuar një komision nga ky Kuvend dhe janë mbajt gjashtë seanca , biseduam me shefat e grupeve parlamentare dhe ky është një bojkot dhe asgjë tjetër . z. Faruk Guri tha se nuk zgjidhet prej komunitetit zëvendës kryesuesi. z.Vesel Zhinipotoku tha se jan shterr të gjitha mundësit ligjore ne si administrat komunale e kei përgatitur versioni final që ju mundë ta vëreni prej A deri në ZH , dhe na befason fakti që drafti u nis në dhjetor . Nuk ekziston as baz ligjore të cilën e keni propozuar. z.Sahit Krasniqi tha se kuvendin nuk e përben vetëm grupi parlamentar i LDK-s , deri sa nuk miratohet Statuti i ri mundë të vazhdohet me të vjetrin dhe nuk është bojkoton . Le të zgjidhet në mbledhjen e ardhëshme. z. Asllan Kryeziu, ka ndryshime substanciale se qka ka punu komisioni e qka na është sjellur këtu , nuk është shkruajtur në këtë Statut. Z.Faruk Guri tha se prej vitit 2008, aktet nënligjore për qeverisje lokale janë në kundërshtim me vetëqeverisjen lokale. Z. Ylbe Topalli, strukturë vendim marrëse të pa fuqishëm për më marr ndonjë vendim për aktin më të lartë të komunës pra Stautit. Ne po japim një alternativ që ju të jepni vërejtjet dhe të miratohet Statuti. Z.Bekim Ademi, propozi që pas dhjetë dite me një seancë tjetër sepse kështu vetëm po flasim kot. Z.Sahit Krasniqi, ky material nuk është ai që eka punu komisioni dhe kërkojmë të ripërpunohet dhe të mbahet një seanc tjetër. Z.Rafiz Sejdiu tha që të vazhdohet dhe të dal në votim. Z.Asllan Kryeziu, del me një propozim për zgjedhjen e zëvendës kryesuesit për komunitete. Ai gjithashtu ceku se Komiteti për Politik dhe Financa nuk ka numër të caktuar , ndërsa në Statut është shtatë e jo më shum anëtar. Ky propozim del në votim dhe kërkesa e z.Asllan Kryeziu aprovohet me shumicën e votave unanime nga këshilltarët komunal. Z.Asllani nga Shoqata e Veteranëve të Luftës , tha se dëshmori i parë Nazmi Ukzmajli ka rënë me 16.07.1998, dhe kërkoi që data 18 korrik të ndërrohet me 16 korrik. Dhe ky propozim u aprovua nga këshilltarët komunal me shumic votash unanime. Mbas gjtih debatit të bërë për Stautin e Komunës së Ferizajt, grupi parlamentar kërkon nga kryesuesi i kuvendit që të marr një pauz prej pesë minutave që të konsultohen për votim të Statutit , dhe pas kësaj konsulte me 26 vota për dhe me 10 vota kundër , abstenim 1, Stauti i Komunës së Ferizajt nuk kalon këtë mbledhje për shkak se ishin 2/3 e votave për këtë Statut.
Propozim-Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrën kadastrale nr.529-2 ZK Muhovc:
Me shumicë votash unanime kalon.
8. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për të hyra vetanake:
Edhe te kjo pik znj.Qazime Vata tha se na obligon ligji për ndryshim.Me shumicë votash unanime kalon.
9. Propozim-Vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrat kadastrale nr.2337-0, 2336-1, 2336-2 dhe 2338-0:
Me shumicë votash unanime kalon.
10. Propozim-Vendim për shëndrrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore për ngastrën kadastrale nr.1706:
Pasi që znj.Qazime Vata, sqaroi se në atë pjesë është një tokë e vogël e cila është pjesë e komunës dhe tjetra pjesë është ndërtimore . Dhe me shumicë votash unanime nga këshilltarët komunal votuan kalon.
11. Njoftim lidhur me evidentimin e banesave për të cilat është vërtetuar që janë në pronësi të komunës duke u bazuar në dokumentacionin e gjetur :
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z.Zariqi i dha fjalën znj.Vata që të prezentoi këtë material , e cila tha se këtu gjenden ato banesa të cilat kanë mundur ti identifikojnë dhe se po resin ende për të identifikuar dhe të cilat banesa janë të uzurpuara nga qytetarët. Z.Rafiz Sejdiu mori fjalën duke thënë se të bëhet evidentimi i tërësishëm dhe pastaj kuvendi ta merr një vendim.z.Medain Hashani tha se kemi pritur gjat dhe kemi vetëm një njoftim në bazë të dokumentacionit të gjetur, nuk ka problem nëse vazhdojmë të presim deri në identifikimin e pronës.z.Fatmir Azizi , kërkoi afat kohor dy deri tre muaj për identifikim e pronës. Kryesuesi i kuvendit tha se pjesa dërmuese nuk jan madje as qytetar të Ferizajt të cilët jan vendosur në ato banesa. Z.Hetem Ibrahimi tha se mbas lufte 132 banesa kan qen të uzurpuara. Dhe Kuvendi Komunal me shumic votash unanime, merr vendim që në afat kohor prej gjashtëdhjet ditësh të raportohet në Kuvend për evidentimin e banesave.
12. Rruga “Nermin Vlora”:
Z.Ibrahim Hyseni tha se uji nuk pihet dhe mundë të përhapen edhe epidemi në atë rrugë dhe se Ndërmarrja “Bifurkacioni” ka intervenuar disa herë por pa rezultat ndërsa edhe Kompania”Zahiri” nga Prishtina ka intervenuar mbi tri apo katër herë por me zgjidhje të përkohëshme. Mirëpo z.Xhavit Zariqi deklaroi se është kundër këtyre procedurave dhe se personalisht nuk votojë për këtë pikë. Kjo pikë kalon me shumicën e votave dhe një abstenim nga këshilltarët komunal.
13. Pyetjet dhe kërkesat:
Z.Ramadan Baliu, shprehu shqetësimin e qytetarëve të rrugës “Shefki Zaraji”, që kanalizimi dhe asfalti nuk është i nivelit të duhur. Z.Ardian Ferizi , tha se nuk ka ndonjë ankes për këtë rrugë por as ndonjë informat për këtë. z.Sahit Krasniqi tha se vendimet e Kuvendit Komunal, atakohen nga partit politike. Z.Vesel Zhinipotoku tha se zgjedhja për 29 fshatra është proces i rregullt dhe nuk është mbyllur. Grupi jo Formal i Grave , bëri kërkesen për nanogram për diagnostifikimin e kancerit të gjirit .z.Asllan Kryeziu, këroi që shtëpit të cilat jan djegur në fshatin Dubrav të bëhet rehabilitimi i këtyre familjeve nga kjo fatkeqësi. Z.Hyseni tha se neve si drejtori na ndahen 25 mijë euro në vit dhe këtyre familjeve ne mundë të ju ofrojmë vetem nga 1000 euro dhe shërbimet e banimit.
Dhe këshilltarët filluan të lironin sallën e kuvendi , deri sa mbeti korum i pamjaftueshëm për të vazhduar dhe kryesuesi i kuvendit z.Xhavit Zariqi e mbylli këtë mbledhje duke mos patur korum të mjaftueshëm për të vazhduar mbledhja.