Si të evitohen shkeljet e Komunës së Gjakovës të nxjerra nga auditori i përgjithshëm”

03/10/2014

“Komuna e Gjakovës merret seriozisht për adresimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm”

Gjakovë, 3 Tetor 2014 – Iniciativa për progres (INPO) në bashkëpunim dhe përkrahje nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur – KFOS ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Si të evitohen shkeljet e Komunës së Gjakovës të nxjerra nga auditori i përgjithshëm”. Kjo tryezë është përkrahur nga fondacioni kosovar për shoqëri të hapur – KFOS. Në kuadër të kësaj tryeze u prezantuan të gjeturat e INPO-së mbi adresimin e rekomandimeve të ZAP-it nga Komuna e Gjakovës.

Në këtë tryezë ishin prezent, Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunës së Gjakovës z. Teki Shala, drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm – NJAB në Komunën e Gjakovës z. Ali Sulhasi, Shefi i Prokurimit të Komunës së Gjakovës z. Xhelal Halilosmani, Shefi i grupit të këshilltarëve komunal në Gjakovë nga radhët e PDK-së z. Arben Rogova, nga Lëvizja Vetëvendosje z. Agon Batusha, nga radhët e AAK-së, Pjeter Nda, këshilltari nga PSHDK z. Anton Shala si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, qytetarë dhe media.

Drejtori i INPO-s z.Samir Reka bëri hapjen e këtij debati dhe tregoj arsyeshmërin e të debatuarit për këtë temë, ku më pas hulumtuesi nga INPO z. Kristjan Hasanaj prezantoj të gjeturat e plotësimet të rekomandimeve të auditorit të përgjithshëm nga Komuna e Gjakovës. Bazuar në të gjeturat e hulumtimit, Komuna e Gjakovës ka ndërmarr përpjekje serioze për adresimin e rekomandimeve të dhëna nga ZAP. Komuna e Gjakovës vazhdon të këtë probleme më përpilimin e pasqyrave vjetore financiare dhe menaxhimin adekuat të financave publike. Ku, problemi kryesor mbetet tek evidentimi i pronave komunale. Njëkohësisht nga të pranishmit në tryezë, u konstatua që Komuna e Gjakovës ka probleme më hartimin e planit të veprimit në implementimin e rekomandimeve të konstatuara nga ZAP. Poashtu, u evidentua mungesa e koordinimit në mes të NJAB-it me Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm dhe menaxhmentin komunal.

Ajo që bënë të dalloj Komunën e Gjakovës nga komunat tjera, është se raporti i ZAP-it është debatuar në kuvendin komunal. Që më pas menaxhmenti i ri i komunës ka krijuar një komision të veçantë mbi adresimin e rekomandimeve nga ZAP.

Në këtë tryezë u dhanë rekomandimet te cilat i drejtohen Komunës se Gjakovës, në mënyrë që të shënoj progres ne adresimin e vërejtjeve të dhëna nga ZAP, si:

– Komuna të zgjidh problemin me pronat dhe te jenë të evidentuara.
– Krijimi i Komitetit te Auditimit konform ligjit për Auditim të brendshëm, qëllimin i të cilit është të siguroj një marrëdhënie efektive në mes të Ekzekutivit të Komunës dhe NJAB.
– Të zbatohen në tërësi rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm të evidentuara në raportet vjetore të auditimit.
– Ekzekutivi komunal duhet te bashkëpunoj me intensivisht me Zyrën e Audtimit te Brendshëm NJAB, në komunë.
– Të këtë bashkëpunim në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe gjykatave dhe ZAP-it, për të hetuar shkeljet e evidentuar nga raportet e ZAP-it.