Shpenzimet e komunave për masat mbrojtëse ndaj COVID-19

05/06/2020

Organizata INPO ka përgatitur dy infografika ku paraqiten shpenzimet e komunave gjatë blerjes së shërbimeve dhe artikujve si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID – 19.

Të dhënat e paraqitura në infografika janë nxjerrë nga monitorimi i kontratave të prokurimit publik në 15 komuna dhe pasqyrojnë dallimet në çmimet e artikujve dhe shërbimeve të kontraktuara gjatë periudhës së pandemisë COVID – 19.

Ky botim është produkt i projektit “Kërko Drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë” i cili mbështetet nga Departamenti i Shtetit Amerikan përmes Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe zbatohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD në partneritet me Iniciativa për Progres – INPO.