Shkolla e Aktivizmit në Viti

27/10/2014

Organizata INPO, përkrahur nga Charles Stewart Mott Foundation ka organizuar Shkollën e Aktivizmit në Komunën e Vitisë në datat 25 dhe 26 Tetor 2014.

Nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë, ishin aktiv gjatë gjithë periudhës sa zgjati ky trajnim duke ju ofruar atyre një program të pasur dhe atraktiv gjatë këtyre dy ditëve.

Pjesmarrësit në këtë trajnim morën njohuri mbi Aktivizmin, debatin Karl Poper si dhe forumet .

Që kjo shkollë t ëjetë sa më atraktive dhe sa më motivuese për pjesmarrësit u organizuan edhe lojra të ndryshme.

Shkolla e Aktivizmit ka pasur qëllim të aktivizoj të rinjtë Kosovar si potenciali më i rëndësishëm i vendit për ndryshime pozitive në Kosovë.