Shkolla e Aktivizmit në Pejë

12/04/2013

Pejë, 12 Prill 2013. Organizata INPO sot filloi me Shkollën e Aktivizmit në Pejë me nxënës nga shkollat e mesme të Pejës.Si fillim Drejtori Ekzekutiv i organizatës Samir Reka i përshëndeti të pranishmit duke i uruar suksese në trajnimet.

Shkollla e Aktivizmit do të mbahet edhe në katër komuna tjera në muajt në vijim si: Mitrovicë , Prizren , Gjakovë dhe Prishtinë.

Benefitet e pjesëmarrjes në shkollë janë shumë dimensionale. Në radhë të parë, pjesëmarrësit do të jenë aktiv gjatë tërë periudhës sa zgjatë shkolla dhe më pas duke realizuar projekte dhe aktivitete në komunitetin ku jetojnë dhe veprojnë.

Përveç kësaj, nxënësit do të kenë mundësi të shumta të angazhohen nëpër organizata ekzistuese jo-qeveritare apo edhe të formojnë organizatat e tyre, me ç’rast organizata INPO dhe trajnerët e angazhuar do të ofrojnë përkrahje dhe asistencë të vazhdueshme për nxënësit që vendosin të formojnë organizatat e tyre.

Shkolla e Aktivizmit do të jetë një eksperiencë e paharruar për pjesëmarrësit në të. Në njërën anë për shkak të eksperiencës profesionale që do të përfitojnë dhe, në anën tjetër, për shkak të shoqërisë së re që do të krijojnë – të cilat shpesh herë shëndrrohen në miqësi të përjetshme.

Përvec aspektit teorik dhe praktik të shkollës së aktivizmit, gjatë periudhës sa zgjatë shkolla do të realizohen dhe aktivitete të ndryshme sociale si: lojra të ndryshme, debate dhe forume të hapura, etj.

Përfundimisht, Shkolla e Aktivizmit ka për qëllim të aktivizoj të rinjtë Kosovar si potenciali më i rëndësishëm i vendit për ndryshime pozitive në Kosovë.