Shkolla e Aktivizmit në Lipjan

27/05/2014

Organizata INPO, përkrahur nga Charles Stewart Mott Foundation ka organizuar Shkollën e Aktivizmit në Komunën e Lipjanit në datat 23, 24 dhe 25 Maj.

Nxënësit e shkollave të mesme të Lipjanit, ishin aktiv gjatë gjithë periudhës sa zgjati ky trajnim duke ju ofruar atyre një program të pasur dhe atraktiv gjatë këtyre tri ditëve.

Pjesmarrësit në këtë trajnim morën njohuri mbi Aktivizmin, debatin Karl Poper si dhe forumet .

Që kjo shkollë tëjetë sa më atraktive dhe sa më motivuese për pjesmarrësit u organizuan edhe lojra të ndryshme.

Shkolla e Aktivizmit ka për qëllim të aktivizoj të rinjtë Kosovar si potenciali më i rëndësishëm i vendit për ndryshime pozitive në Kosovë.