“Ruani Investimet”

03/02/2011

Iniciativa për Progres INPO, përmes kësaj performance i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse të Komunës për sanimin e gropave në rrugën Emin Duraku.Kjo rrugë është asfaltuar në vitin 2004,që nga ajo kohë rruga ka pësuar disa dëmtime të vogla,gjithësej tri sosh të cilat janë rezultat i ndërhyrjes njerëzore.Me qëllim që kjo rrugë të ruhet nga shkatërrimi i mëtutjeshëm kërkojmë nga institucionet përgjegjëse të intervenojnë sa me shpejtë për sanimin e këtyre gropave i cili nuk kërkon inplikim të madhë buxhetor por vetëm vullnet të mirë.