Rrugët e Ferizajt prej disa kohësh janë shndërruar në deponi të hapura mbeturinash.

22/08/2014

Ferizaj, 22 Gusht- Plani aktual, të cilin po e zbaton Ndërmarrja “Pastërtia”, nuk po funksionon, ndaj grumbuj mbeturinash në çdo kohë ka në rrugë të Ferizajt. Duke i grumbulluar mbeturinat nëpër lagje një apo dy herë gjatë javës, kjo ndërmarrje nuk po arrin ta përmbushë misionin për të cilin ekziston.

Për më tepër, as kontejnerët nëntokësorë në rrugët qëndrore të Ferizajt nuk pastrohen shpesh gjatë ditës, ndaj është i theksuar kutërbimi në qytet.

Komuna e Ferizajt nuk mund të arsyetohet se për shkak të borxhit të madh që ka kompania “Pastërtia” ndaj deponisë nuk po arrin ta kryej punën e vetë.

Prandaj INPO i kërkon autoriteteve komunale që urgjentisht të rimodelohet mënyra e grumbullimit të mbeturinave në qytet dhe fshatra.