Reagim

28/06/2013

INPO-s nuk i lejohet qasje e plotë në Dokumentet e Drejtorisë së Inspeksionit

Ferizaj 28 Qershor 2013. Kërkesën e drejtuar Drejtorisë së Inspeksionit në Ferizaj drejtorit z. David Dema nga INPO me datë 17 qershor 2013, për të na ofruar qasje në zonat 3 dhe 6, numrin e ndërtimeve pa leje dhe atyre të pa definuar ka hasur në ndalesë.

Pas vonesës në përgjigjje nga drejtoria e inspeksionit, INPO-s i’u është ofruar qasje e pjesshme, me arsyetimin “se nuk kemi të drejtë ti kemi kopje vendimet e kërkuara” me këtë Drejtoria e Inspeksionit dhe zyra ligjore kanë bërë shkelje të Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike neni 11 aline 1.

Gjatë takimeve të realizuara për dokumentacionet në fjalë ne kemi hasur edhe në probleme të tjera ku në arkivat e kësaj drejtorie nuk gjendeshin as zonat e ndara, konkretisht zona 3 dhe 6, drejtori z. Dema nga takimi i mbajtur nuk shprehu as vullnet për të bashkëpunuar duke thënë se nuk na duhen ne ato vendime sepse nuk jemi në pozitë për ti vlerësuar se nuk kemi kapacitete. Kjo sjellje nga Drejtoria e Inspeksionit tregon një mos transparencë për shoqërinë civile dhe sjellje arrogante.

Kërkojmë nga Kryetari i Komunës që të merr masat e duhura kundrejt drejtorisë së Inspeksionit për sa i përket transparencës dhe sjelljeve të drejtorit në këtë drejtori, gjithashtu të hartoj planin e transparencës për komunën e Ferizajt në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.2008/09 të MAPL-së.