Raporti i monitorimit “Komuna e Prishtinës Janar-Dhjetor 2012”
27/03/2013Prishtinë, 27 Mars 2012 – INPO publikon raportin e monitorimit “Komuna e Prishtinës Janar-Dhjetor 2012”. Raporti në fjalë përfshin periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2012. Ky raport është i bazuar në monitorimin sistematik të komunës së Prishtinës në dy fushat kryesore të legjislativit dhe ekzekutivit. Përmbajtja e këtij raporti është bazuar në monitorimin e drejtpërdrejt nga hulumtuesit e INPO-s, raportet e çdo seance të Kuvendit komunal, raportet e Komitetit për Politikë dhe Financa, intervistat me drejtorët e drejtorive dhe shefat e zyrave, takimet me përfaqësues të ndryshëm të komunës, analiza të proceseve dhe projekteve të komunës.
INPO vlerëson së për këtë periudhë një vjeçare, qeverisja e komunës së Prishtinës ka arritur rezultate në disa fusha të caktuara. Komuna e Prishtinës ka bërë një progres modest në ndërtimin e disa shkollave dhe terreneve sportive, po ashtu ka bërë përmirësime edhe në administratën komunale dhe infrastrukturën lokale. Ndërsa sfida kryesore vazhdon të jetë siguria dhe cilësia në arsim.
Edhe për kundër këtyre të arriturave në këto fusha, në shumë aspekte të tjera nuk ka arritur të bëjë ndryshime dhe situata thuajse është e njëjtë nga viti i kaluar.
INPO vlerëson së komuna e Prishtinës ende po përballet me probleme të natyrave të ndryshme, ndër problemet më të cilat ballafaqohet ekzekutivi, që në këtë rast përbehet nga kryetari dhe drejtorët e drejtorive, janë pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në vendimmarrje, menaxhimi jo i mirë me buxhetin (çdo vit suficit i lartë), nivel i ulët i transparencës për punën e kryetarit, shërbime publike që nuk përmbushin në plotësi kërkesat e qytetarëve.
Kryetari i komunës i cili udhëheq me ekzekutivin, gjatë këtij viti ka bërë disa shkelje ligjore, atë të Ligjit për Menaxhimin e Financave dhe Përgjegjësive, ku nuk ka raportuar për shpenzimet e tre mujorit të parë të vitit 2012. Gjithashtu, kryetari z. Mustafa në shtator të këtij viti, në një udhëtim zyrtar në Britaninë e Madhe ka marr me vete edhe nënkryetarin, që sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, saktësisht nenit 60 ku tregon qartë që nënkryetari vepron në emër të kryetarit në mungesë të tij. Ndërsa vendimet e kryetarin ende nuk vendosën në ueb-faqen zyrtare, ku gjithë qytetarët dhe shoqëria civile mund të informohen.
Gjatë vitit 2012, Kuvendi i komunës së Prishtinës ka miratuar 56 vendime, 2 rregullore si dhe 8 raporte. Prej 56 vendimeve të miratuara, 25 (44.6%) prej tyre janë për fushën e Drejtorisë së Financave dhe Pronës. Kurse për sektorin e urbanizmit janë miratuar 16 (28.5%) vendime. Për shëndetësi dhe mirëqenie sociale janë miratuar 6 (10.7%) vendime, ndërsa për sektorin e shërbimeve publike janë miratuar 3 (5.3%) vendime, për sektorin e arsimit 2 (3.5%) vendime, për drejtorinë e inspekcionit 2 (3.5%), si dhe për kadastër dhe kuvend komunal janë miratuar nga 1 (1.7%) vendim.
Legjislativi i komunës së Prishtinës vazhdon të përballet më cilësi të ulët të diskutimeve mbledhjet e asamblesë, e njëjta gjë vlen edhe në mbledhjet e komitetit për politikë dhe financa. Shumë nga asamblistët nuk debatojnë fare në kuvend, ku për vitin 2012, INPO ka evidentuar dhjetë asamblistët më pasiv: Bajram Selimaj – LDK, Nexhmije Berisha – LDK, Shaip Hajrizi – LDK, Arta Krasniqi – LDK, Luan Jusufi – LDK, Agim Krasniqi – LDK, Avdush Dobratiqi – LDK, Lumnije Rama – PDK, Meliza Haradinaj – AAK, si dhe Valon Hiseni nga AKR-ja.
Komuna e Prishtinës si duket problemin me buxhetin nuk po mund t’i gjej zgjidhje, nga buxheti i aprovuar i vitit 2012, komuna ka mbetje prej 12,543,125 euro ose 20.3%, mirëpo komuna nga buxheti total i saj(mjetet e bartura nga viti 2011) ka mbetje prej 21 milion euro. Komuna e Prishtinës për investime kapitale ka shpenzuar 59.6%, ku kësaj fushe nuk iu është kushtuar vëmendje e duhur, kur i krahasojmë shpenzimet për investime kapitale më atë të pagave dhe mëditjeve vërejmë që linja e pagave është tejkaluar shuma e përcaktuar me buxhet të aprovuar nga Kuvendi i komunës. Sikur komuna t’i kishte kushtuar vëmendje investimeve kapitale, sikur pagave dhe programeve tjera buxhetore atëherë do kishte një ekzekutim më të mirë të buxhetit, e jo një mbetje mbi 20%. Për organizatën INPO shqetësimi më i madh, gjatë gjithë kësaj periudhe prej së ne monitorojmë komunën e Prishtinës, është së komuna nuk është duke e përmirësuar përformancën e saj buxhetore.
INPO për vitin 2012, ka arritur t’i evidentoj shumë probleme më të cilat ballafaqohen më se shumti qytetarët e Prishtinës, ku ndër problemet më të mëdha janë: mungesa e parkingjeve, mos efikasiteti i ndërmarrjes publike komunale “Trafiku Urban”, mungesa e çerdheve, procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, si dhe mbikalimet dhe nënkalimet.
INPO konsideron se Drejtoria e Urbanizmit të komunës së Prishtinës edhe pse i ka hartuar disa plane rregulluese për disa lagje, sa i përket procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje, po përballet me vështirësi të mëdha. Deri më tani janë legalizuar 105 objekte, ndërsa janë afër 3,500 kërkesa për leje legalizimi pa i shqyrtuar fare, si dhe 2,000 kërkesa të tjera të pezulluara që priten të rifuten prapë në procedurë për legalizim final. Nëse komuna vazhdon me këtë ritëm, nuk do të arrijë të përmbyll procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, edhe për disa vite.
Arsimi në komunën e Prishtinës, ka shënuar ngritje në infrastrukturën shkollore sidomos me ndërtimin e disa shkollave. Mirëpo përkundër kësaj arsimi në komunën e Prishtinës përballet me probleme të cilësisë, mungesën e shumta të nxënësve, siguria në shkollat e mesme si dhe mungesa e çerdheve. INPO kërkon nga komuna që t’i kushtoj vëmendje të madhe cilësisë dhe nivelit të sigurisë në shkolla.
INPO i njeh meritën komunës së Prishtinës, gjegjësisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për ndërtimet e terreneve sportive si renovimet e terreneve tjera ekzistuese, po ashtu edhe projekteve të tjera si: mirëmbajtja e institucioneve të kulturës, inventari i Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sulejmani”.
Komuna e Prishtinës gjatë vitit 2012, ka arritur sukses në fushën e mirëqenies sociale, INPO e vlerëson si sukses ndërtimin e 50 banesave për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës që pa dyshim ndikon në zbutjen e gjendjes ekonomike për këto familje në nevojë. Mirëpo, drejtoria e shëndetësisë vazhdon të përballët me disa probleme, nga buxheti i vitit 2012 ka bartur për vitin 2013 një shumë të mjeteve prej 481,360 euro. Nuk ka arritur që të realizoj brenda vitit 2012 projektet për ndërtimin e QMF-së në fshatin Besi si dhe ndërtimin e dy ambulantave (QMF) në fshatrat Bardhosh dhe Barilevë, ashtu siç kishte paraparë të ndërtohen brenda këtij viti. Po ashtu shëndetësia në Prishtinë përballet edhe me mungesë të stafit, ku shumë pacientë ankohen nga personeli shëndetësor të cilët janë të papërgjegjshëm dhe nuk po arrijnë të përmbushin nevojat e tyre.
Në komunën e Prishtinës edhe përkundër një përmirësimi të lehtë transparencës, ende po vazhdohet edhe me tej më mungesë të saj, kur e dimë që transparenca është një prej parimeve themelore të një qeverisje demokratike. INPO mungesën e transparencës e vlerëson në bazë të mungesës e informacioneve financiare, mos publikimin e kontratave publike, mos rifreskimin e ueb-faqen, mungesën e qasjes në dokumente publike, takimet me drejtorët që realizohen më vështirësi, monitorimi i punës së kryetarit, si dhe pjesëmarrjen e ulët e qytetarëve në vendimmarrje.
Duke u bazuar në kërkesat që i kemi bërë komunës së Prishtinës gjatë vitit 2012 kanë qenë 23 kërkesa, prej këtyre kërkesave, komuna nuk është përgjigjur në 9 kërkesa, mirëpo edhe në shumë kërkesat tona që i kemi dërguar përgjigja ka qenë e mangët dhe jo-informuese.