Qasja e mediave per INPO-n
16/10/2013Roli i mediave në shoqëritë dekomkratike është shumë i rëndësishëm.Duke pasur kështu influencë të madhe në shoqëri dhe në anën tjetër ato luajnë edhe kontrollin e transparencës duke bërë transparente çdo veprimtari që ndodh.Mediat si mjet inforimimi dhe i komunikimit është element i rëndësishëm,duke pasur parasysh se pa të shoqëria do të mbetej pa instrumentin kryesorë dhe thelbësore të informimit.
Shoqëria civile luan një rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike.Janë organizatat e shoqërisë civile ato që reagojnë ndaj politikave të njëanshme duke promovuar çdo herë interesin publik.Roli i tyre në mbrojtjen dhe promovimin e lirive dhe të drejtavetë qytetarit është i pakrahasueshëm,mirëpo për realizimin e suksesshëm të misionit të tyre,shoqëria civile si shtylla më e fortë për një shoqëri ka nevojë për media të pavarura në mënyrë që mesazhet dhe aktivitetet të përcillen në mënyrë objektive tek qytetarët.
Meqë organizata joqeveritare INPO mirret me avokimin dhe sensibilizimin në fushën e politikave publike,qasja e mediave për këtë organizatë është relativisht e madhe,duke përcjellur kështu çdo aktivitet që kjo organizatë bënë.
Meqë INPO,bënë monitorimin e pesë komunave të Kosovës,si atë të Prishtinës,Ferizajt,Shtimës Kaçanikut dhe Hani i Elezit, roli i mediave përveq atyre lokale është i madh edhe nga qëndrore.
Qasjen e mediave në formatin PDF mund ta gjeni këtu: