Përfundon Shkolla e Aktivizmit në Pejë

29/02/2016

Organizata INPO dje më datë 28 Shkurt ka shënuar përfundimin e aktiviteteve të Shkollës së Aktivizmit në Pejë. Rreth 30 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve kanë marrur pjesë në programin e Shkollës së Aktivizmit në Pejë. Për katër vikende në Shkollën e Aktivizmit në Pejë janë trajtuar 4 module. Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është fuqizimi i të rinjëve dhe ofërimi i mundësive për ta që të jenë pjesë aktive e shoqërisë, duke synuar që këta të rinjë të jenë të përgaditur dhe të gatshëm për tregun e punës, si dhe të jenë aktiv në ofërimin e zgjidhjeve për problemet e shoqërisë.

Me qëllim që përmbajtja e moduleve të trajnimit të jetë sa më e mirë, INPO është munduar të zgjedh dhe ftoj për ligjerim ligjeruesit më të kualifikuar për fushat të cilat do të ligjerojnë. Të gjithë prej ligjeruesve, përpos përvojës teorike, kanë edhe përvojën praktike të cilën e kanë shpërndarë edhe tek të rinjët pjesëmarrës.

Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave i pranishëm ishte edhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës z.Engelbert Zefaj. z.Zefaj iu drejtua të rinjëve pjesëmarrës me një fjalë rasti në të cilën i inkurajoi ata të vazhdojnë rrugën e nisur dhe gjithashtu falënderoi organizatën INPO për iniciativën dhe përkushtimin që të punojë me të rinjët e komunës së Pejës. INPO gjithashtu falënderon edhe Qendrën Rinore në Pejë e cila na ka mirëpritur për katër javë.

Shkollën e Aktivizmit, organizata INPO e realizon me mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të vazhdueshme të fondacionit amerikan Charles Stewart MOTT.