Përfundon Shkolla e Aktivizmit në Mitrovicë

07/12/2015

Organizata INPO dje më datë 6 Dhjetor ka shënuar përfundimin e aktiviteteve të Shkollës së Aktivizmit në Mitrovicë. Rreth 20 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve kanë marrur pjesë në programin e Shkollës së Aktivizmit në Mitrovicë. Për katër vikende në Shkollën e Aktivizmit në Mitrovicë janë trajtuar 4 module. Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është fuqizimi i të rinjëve dhe ofërimi i mundësive për ta që të jenë pjesë aktive e shoqërisë, duke synuar që këta të rinjë të jenë të përgaditur dhe të gatshëm për tregun e punës, si dhe të jenë aktiv në ofërimin e zgjidhjeve për problemet e shoqërisë.

Me qëllim që përmbajtja e moduleve të trajnimit të jetë sa më e mirë, INPO është munduar të zgjedh dhe ftoj për ligjerim ligjeruesit më të kualifikuar për fushat të cilat do të ligjerojnë. Të gjithë prej ligjeruesve, përpos përvojës teorike, kanë edhe përvojën praktike të cilën e kanë shpërndarë edhe tek të rinjët pjesëmarrës.

Shkollën e Aktivizmit, organizata INPO e realizon me mbështetjen e jashtëzakonshme dhe të vazhdueshme të fondacionit amerikan Charles Stewart MOTT.