Performanca “Flisni për qytetarët”

27/12/2011

INPO ka vazhduar realizimin e performancës “Flisni për qytetarët” nëpër komunat të cilat i monitoron. Sot (27.12.11) fletushka iu shpërnda këshilltarëve të asamblesë komunale të Hanit të Elezit. Edhe këshilltarët e komunës së Hanit të Elezit luteshin të mendojnë se çfarë kanë bërë ata për qytetarët gjatë vitit 2011 dhe se çfarë kërkojnë qytetarët për vitin 2012? Gjithashtu INPO u bëri thirrje të gjithë asamblistëve të kësaj komune që gjatë vitit 2012 përmes diskutimeve dhe debateve në Kuvend të përfaqësohen në mënyrë më të fuqishme interesat e qytetarëve dhe zëri i qytetarëve për probleme të ndryshme të dëgjohet më shpesh.