
Përfaqësues nga Organizata INPO u takuan me Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama.
07/06/2022
Prishtinë, 6 qrshor 2022 – Përfaqësues nga Organizata INPO u takuan sot me Kryetarin e Komunës së Prishtinës z. Përparim Rama.
Në kuadër të aktiviteteve të saj, INPO është duke zhvilluar takime jo formale me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i takimeve është dëgjimi për së afërmi i problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen komunat, përkatësisht ekzekutivi i komunave, me theks të veçantë në fushën e prokurimit publik. Pjesë e diskutimit ishin edhe gjetjet e INPO-s në fushën e prokurimit publik gjatë vitit 2021 në Komunën e Prishtinës si dhe mundësitë se si ne si organizatë do të mund të ndihmonim në këtë drejtim, përkatësisht mënyrat e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen për adresim efektiv të rekomandimeve.
Së bashku me z. Rama u pajtuam që takimet të tilla të jenë më të shpeshta dhe në të ardhmet të rritet bashkëpunimi në mes të Komunës së Prishtinës dhe INPO-së, me qëllimin e vetëm të qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse në të mirë të gjithë qytetarëve.