
Pas reagimit të INPO-s Komuna e Junikut anulon aktivitetin e prokurimit
08/11/2022Prishtinë, 8 nëntor 2022- Në kuadër të monitorimit sistematik të prokurimit publik, INPO është duke monitoruar aktivitetin e prokurimit me titull: “Dekorimi i qytezës së Junikut për festat e fundvitit 2022”, me numër të prokurimit 636-22-12220-2-3-6, të iniciuar nga Komuna e Junikut.
INPO ka gjetur se Komuna e Junikut këtë aktivitet të prokurimit e ka inicuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 28/96 të datës 14.09.2022. Vendimi në fjalë ka të bëjë me masat detyruese për kursim të energjisë dhe ndër tjerash u ndalon institucioneve qendrore dhe lokale ndriçimin dekorativ në të gjitha objektet dhe hapësirat publike. Në këtë drejtim, vendimi i Qeverisë pamundëson zbatimin e aktivitetit të prokurimit të iniciuar nga Komuna e Junikut dhe për rrjedhojë INPO ka kërkuar anulimin e aktivitetit në fjalë.
Komuna e Junikut ka adresuar menjëherë rekomandimin e INPO-s dhe më 07.11.2022 ka anuluar aktivitetin e prokurimit mbi bazën se i njëjti është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 28/96.
Shih Njoftimin mbi Vendimin e Autoritetit Kontraktues:
INPO do të vazhdoj të monitoroj prokurimin publik në të gjithë Republikën e Kosovës.