Pas kërkesës së INPO-s komuna e Ferizajt cakton koordinatorin për monitorimin dhe raportimin e Planit të Integritetit të Komunës.

29/08/2023
INPO më 17.08.2023 përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar nga Komuna e Ferizajt që të ofroj qasje në vendimin e caktimit të koordinatorit për monitorim dhe raportim të Planit të Integritetit të Komunës.
.
Pas ofrimit të qasjes në vendimin respektiv, INPO vëren se caktimi i koordinatorit përmes vendimit nga ana e Kryetarit të Komunës është bërë në të njëjtën ditë kur është parashtruar kërkesa për qasje në dokumente publike.
.
E drejta për qasje në dokumente publike nuk garanton vetëm qasjen në dokumentet apo infomacionet e prodhuara por shërben edhe si mekanizëm shtytës për prodhimin e dokumenteve dhe informacioneve të cilat janë të obligueshme sipas ligjit.
.
INPO inkurajon të gjitha komunat e Kosovës të hartojnë dhe miratojnë Planet e Integritetit të Komunës dhe të caktojnë koordinatorin/zyrtarin përgjegjës për monitorim dhe raportim të zbatueshmërisë së tij.
.
Për më shumë mund të lexoni në këtë link duke klikuar KËTU.