Parku i Lirisë – pasuri e imja, e jotja dhe fëmijëve tanë

22/04/2011

Aktivistët e organizatës INPO, sot përmes një aksioni pastrimi në parkun e Lirisë bënë thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të kujdesemi dhe ta ruajmë këtë pasuri natyrore që ka qyteti jonë.
INPO shpreh shqetësimin për gjendjen në të cilën gjendet parku i Lirisë ku qytetarët e pandërgjegjshëm hedhin mbeturina, shkatërrojnë ulëset, llambat ndriçuese, dhe ndezin zjarre dhe e degradojnë këtë dhuratë të natyrës.

Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve të cilët e shfrytëzojnë këtë park që të kenë kujdes në ruajtjen e ambientit, drunjve dhe pastërtisë, dhe dëshirojmë të ju bëjmë me dije se shkatërrimi i hapësirave të gjelbëruara dënohet me ligj.

Njëkohësisht i bëjmë thirrje kuvendit të Komunës që të kujdeset në ruajtjen e këtij parku dhe investimit që është bërë në këtë park.

Sot ne do të bëjmë pastrimin dhe gjithashtu do të vendosim një baner vetëdijesues si dhe do të shpërndajmë disa fletushka të cilat bartin mesazhin për ruajtjen e ambientit.