Ndrrimi i pozitave të drejtorëve nuk e përmirëson performancën e pushtetit lokal

11/03/2015

Ferizaj, 11 Mars 2015- Riciklimi i Drejtorëve dhe zhvendosja e tyre nga udhëheqja e një Drejtorie në udhëheqjen e Drejtorive të tjera Komunale, janë hap mbrapa i kryetarit Svarqa dhe nuk garantojnë qeverisje dhe performancë më të mirë të ekzekutivit. Lëvizja e Drejtorëve me qëllim të përmirësimit të performancës është vendim i pamatur, ngase me Drejtoritë Komunale nuk mund të eksperimentohet 1 vit dhe pastaj të pretendohet se të njejtit Drejtorë do të sjellin efikasitet dhe realizim të politikave zhvillimore në udhëheqjen e Drejtorive të reja. Këto ndryshime dëshmojnë për mungesën e aplikimit të standarteve dhe kritereve në procesin e emërimit të Drejtorëve Komunal, duke e fuqizuar kështu konceptin e qeverisjes ad-hoc nga dita në ditë, i cili nuk mbështetet në planifikim më afatgjatë dhe profesionalizëm.

INPO, kishte reaguar qysh në fillim të mandatit të kryetarit Svarqa, në Janar të vitit 2014, lidhur me procesin e përzgjedhjes së Drejtorëve Komunal, proces ky i përcjellë pa kritere të mirëfillta dhe profesionale dhe i negociuar nën parimin e ndarjes së kulaqit nën tavolinë, larg medias dhe publikut të gjerë.

Kërkimi i një ekipi më të mirë qeverisës nuk mund të zgjatet në këtë mënyrë, pasi që vet mandati i Kryetarit është 4 vite. Nëse vazhdohet me këtë logjikë të riciklimeve dhe kërkimeve të ekpit më të mirë, me qëllim të rritjes së performancës dhe efikasitetit në punë, atëherë do të afrohet fundi i mandatit të kryetarit dhe në Ferizaj nuk do të kemi politika zhvillimore dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.

Përfundimisht, INPO i bënë me dije kryetarit Svarqa se performanca dhe efikasiteti i drejtorëve apo cilitdo nga zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar brenda Komunës, duhet monitoruar dhe vlerësuar brenda një afati më të shkurtë kohor e jo të pritet një vit. INPO vlerëson se matja e performancës duhet t’i paraprijë ndryshimeve në ekzekutiv dhe ata të cilët kanë dështuar në përbushjen e obligimeve të tyre dhe kanë treguar performancë të dobët karshi detyrimeve të marra në Drejtorinë e caktuar, nuk meritojnë të jenë udhëheqës apo bartës të funksioneve publike në Drejtorinë tjetër, nga e cila varet mirëqenia e qytetarëve, dhe të njejtit duhet të mbahen në llogari për mospërbushjen e detyrimeve.

INPO i bën thirrje Kryetarit të Komunës, z. Svarqa, që të angazhohet maksimalisht që ekzekutivi i Komunës të ofrojë shërbime profesionale duke promovuar parimet e qeverisjes së mirë dhe efikase, e jo të mbetet peng i politikës.

 

hacklink vevobahis giriş vevobahis güncel giriş vevobahis güncel vidobet güncel vidobet güncel giriş vidobet güncel giriş joybet güncel joybet güncel giriş tempobet tempobet giriş tempobet güncel tempobet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş bets10 bets10 giriş bets10 güncel bets10 güncel giriş linksdiamond.com casinolevant betlike betlike giriş betlike güncel giriş casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş casinolevant stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş teosbet teosbet giriş teosbet güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş italya vize betpipo betpipo giriş betpipo güncel betpipo güncel giriş enbet enbet giriş enbet güncel enbet güncel giriş wbahis wbahis giriş wbahis güncel wbahis güncel giriş meybet meybet giriş meybet güncel meybet güncel giriş prizmabet prizmabet giriş prizmabet güncel prizmabet güncel giriş roketbet roketbet roketbet giriş roketbet güncel roketbet güncel giriş stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş tempobet tempobet giriş tempobet güncel tempobet güncel betlike betlike giriş betlike güncel giriş oslobet oslobet giriş oslobet güncel oslobet güncel giriş polobet polobet giriş polobet güncel polobet güncel giriş tlcasino tlcasino giriş tlcasino güncel giriş efesbet efesbet giriş efesbet güncel giriş stonebahis stonebahis giriş stonebahis güncel giriş stonebahis güncel betlike betlike giriş betlike güncel giriş betlike güncel masterbetting masterbetting giriş masterbetting güncel giriş casinolevant casinolevant giriş casinolevant giriş casinolevant güncel casinolevant güncel giriş betticket betticket giriş betticket güncel giriş