Monitoruesve të INPO-s nuk u lejohet shpërndarja e letrës avokuese rreth Projekt-buxhetit 2024 në Kuvend

14/09/2023
Prishtinë, 14 shtator 2023 – Organizata INPO reagon kundër ndalimit dhe kufizimit të zyrtarëve të INPO-s nga drejtori i Drejtorisë së Administratës dhe kryesuesi i Kuevendit, që sot, para së të fillonte seanca e jashtëzaknoshme e Kuvendit, t’u shprëndanin anëtarëve të Kuvendit, një dokument (tutje letra) përmes të cilit INPO ka listuar shkeljet ligjore dhe dështimet e Kuvendit të Komunës dhe kryetarit të Komunës në procesin e hartimit të projekt-buxhetit të vitin 2024. Po ashtu, në këtë letër INPO ka paraqitur edhe një analizë të shkurtër rreth mospërpuethshmërisë së projekteve kapitale të planifikuara në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026 dhe projekt-buxhetit 2024. Shpërndarja e kësaj letre ka pasur për qëllim rritjen e cilësisë së debatit rreth projekt-buxhetit dhe kërkesën për vetreflektim nga ana e Kuvendit Komunal dhe llogaridhënien nga ana e kryetarit të Komunës.
.
Mbledhja e jashtëzakonshme për shqyrtimin dhe miratimin e projekt-buxhetit ishte konvokuar për në orën 10:00, ndërkaq filloi me një orë vonesë. Zyrtarët e INPO-s kanë pritur kryesuesin e Kuvendit që të merrnin “leje” për shprëndarjen e dokumentit, por materiali nuk ishte paraqitur në Kuvend sipas agjendës. Kësisoj, zyrtarët e INPO-s, para ulëses së secilit anëtarë të Kuvendit kanë vendosur letrën, veprim të cilin e konsiderojmë demokratik dhe të ligjshëm, dhe në përputhje me parimet e pjesëmarrjes së publikut në mbledhjet e Kuvendit të Komunës.
.
Më urdhër të drejtorit të Drejtorisë së Administratës, zyrtarë të caktuar në formë arbitrare i larguan letrat, për të cilin veprim më pas u aryetuan se “nuk dëshirojnë që të krijojmë precedentë”. Ndërhyrja e drejtorit të Administratës në mbarëvajtjen dhe administrimin e mbledhjes së Kuvendit nuk është kompetencë e tij dhe është ndërhyrje direkte në punët e Kuvendit, respektivisht kryesuesit. INPO kërkoi që t’u kthehen letrat e marra në formë arbitrare nga zyrtarët e ekzekutivit komunal dhe me t’u paraqitur në sallë kryesuesi i Kuvendit, i kërkoi atij leje për shpërndarjen e letrës duke u bazuar në nenit 4 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Komunës së Prishtinës, i cili e lejon pjesëmarrjen e publikut në mbledhje dhe marrjen e fjalës për çështje dhe tema specifike. Ndërkaq edhe kryesuesi i Kuvendit pa u lëshur fare në shqyrtim të të drejtave të INPO-s apo përmbajtjës së letrës, në formë të njëanshme deklaroi që “një gjë e tillë nuk lejohet”.
.
INPO shpreh indinjatë të thellë ndaj këtyre dy zyrtarëve komunalë dhe shpreh shqetësim për gatishmërinë e tyre për të përfshirë publikun në punët e qeverisës komunale dhe trupave komunale dhe njëkohësisht për nivelin e demokracisë lokale dhe sundimin e ligjit.
.
Tutje është shqetësuese se si asnjë nga anëtarët e Kuvendit të Komunës të pranishëm në mbledhje, nuk reaguan në asnjë formë rreth kufizimit dhe ndalimit të shprëndarjes së kësaj letre, përmbatjen e së cilës a priori e kanë pasur të ditur, pasi të njëjtëletër, INPO ua ka përcjellë përmes postës elektronike në adresat e tyre zyrtare. Rrjedhimsht, asnjë nga anëtarët e Kuvendit nuk ka diskutuar rreth argumenteve të cilat INPO i ka paraqitur dje edhe përmes një reagimi publik rreth ligjshmërisë së procesit të hartimit të projekt-buxhetit. Diskutimet për këtë dokument gjatë seancës së sotme ishin aq sipërfaqësore dhe aq të varfra, saqë shumica prej tyre u përqendruan në lëvdatë dhe urata për kryetarin dhe ekzkutivin komunal.
.
INPO i rikujton qeverisjes aktuale, ekzekutivit dhe Kuvendit Komunal se qeverisja lokale është e ndërtuar fuqishëm mbi parimin e subsidiaritetit dhe pjesëamrrjes së publikut në punët e organeve komunale dhe se praktika të tilla kufizuese nuk i shërbejnë demokracisë lokale dhe as debatit cilësor dhe përmbajtësor rreth politikave komunale.
.
INPO shpreson së kjo qeverisje nuk do të lejojë përsëritjen e situatës së krijuar nga viti 2011, kur nga bashkëpartiakët e tyre, atëhërë në pushtet, INPO-s i është kufizuar pjesëmarja në mbledhjet e komitetit për politikë dhe financa në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.