Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i përgjigjet INPO-s në kërkesë

21/01/2015

Ferizaj, 21 Janar 2014 – Iniciativa për Progres INPO me datë 14.01.2014 i është drejtuar Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal MAPL për tu informuar me hapat e ndërmarrë nga MAPL si autoriteti kryesor i monitorimit të aktiviteteve te komunave ne vend, lidhur me cënueshmërinë e rendit kushtetues të republikës së Kosovës nga komunat e Shtërpcës dhe ajo e Graçanicës.

INPO ka marrë përgjigje nga MAPL ku ndër tjera ministria ka potencuar se në kuadër të ushtrimit të kompetencave të saj nuk ka evidentuar akoma ndonjë shkelje ligjore në vendimet e dala nga komunat përkatëse. Ndërsa sa i përket emërimit të Kryetarit te Komunës së Shtërpcës z. Nikolic si kryetar i komunës paralele nga kryeministri serb, MAPL e ka adresuar ketë çështje për trajtim te mëtutjeshëm pranë organeve kompetente te Republikës së Kosovës.

INPO pret nga institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.