Mënyra e Aplikimit në Shkollën e Aktivizmit 2013

23/01/2013

Shkolla e Aktivizmit është nismë e dizajnuar për të rinj të moshës 16 – 20 vjeçare, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë fillestar të Universitetit e cila ka për synim të ofrojë trajnime dhe mundësi për të rinjtë që të jenë aktiv në komunitetin ku jetojnë ose studiojnë.

Sholla e Aktivizmit 2013 do të shtrihet në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës; në Ferizaj, Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan. Gjatë shtatë muajve në vijim do të ofrohen shtatë trajnime tri ditore për nxënësit e komunave përkatëse. Trajnimet që do të ofrohen përfshijnë modulet: 1) Format e hulumtimeve; 2) Qeverisja lokale dhe qendrore; 3) Avokimi në institucione publike; 4) Të drejtat e njeriut; 5) Debati Karl Popper.

Kësaj here Shkolla e Aktivizmit fillon në Ferizaj më datat 8, 9 dhe 10 Shkurt 2013 dhe mënyra se si ju mund të bëheni pjesë e shkollës më interaktive në vend është:

Shkruani një letër të shkurtër motivimi me maksimum 300 fjalë në të cilën ju do të tregoni tri arsye të cilat ju shtyjnë për të marrë pjesë në shkollën tonë.

Ju lutem, letrën shkruajeni shkurt dhe qartë, duke ia bashkangjitur të dhënat tuaja: Emri dhe Mbiemri; Vendlindja; Shkolla dhe klasa; Numri i telefonit.

Këto të dhëna dhe letrën e motivimit i dërgoni në email adresën:
info@inpo-ks.org

Afati i konkurrimi zgjat prej datës 23 Janar deri më 01 Shkurt 2013.

Ju dëshirojmë sukses!