“Më shumë përgjegjësi për paranë publike”
21/09/2011Ferizaj, 21 shtator 2011- Organizata INPO shpreh shqetësimin se investimet kapitale që po realizohen në Komunën e Ferizajt nuk po janë të cilësisë të duhur dhe investime të qëndrueshme.
Këtë e dëshmon fakti se investimi i cili është bërë në fshatin Tërrn të komunës në Ferizajt në fund të vitit 2009 për ndërtimin e një zhveshtoreje në vlerë prej 30 mijë euro. Edhe pas pranimit teknik nga organet Komunale ky investim është pranuar me shumë mangësi. Punëkryersi në këtë rast nuk ju është përmbajt kontratës dhe paramasave të caktuara për ndërtimin e kësaj zhveshtoreje, duke instaluar material të dobët në ndërtim, si dhe izolimin e objektit nuk e ka bërë fare.
Sot e kësaj dite kjo zhveshtore është jo funksionale. Pas ndërtimit nuk iu është dorëzuar as Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,e as edhe Ekipit të futbollit në fshatin Tërn.
Kjo dukuri e keq menaxhimit të investimeve publike po na përcjell vazhdimisht, duke e pasur parasysh se mbikëqyrja e punimeve nuk realizohet në mënyrë efikase ku punëkryersit nuk janë serioz dhe manipulojnë me paramasat dhe materialet ndërtimore të parapara.
Strukturat komunale nuk e kanë ndërmarrë as edhe një hap ligjor për dënimin e kompanisë “EDONA” për moskryerjen e punimeve në bazë të kontratës, si dhe nuk i kanë ruajtur investimet të cilat janë bërë, e për të cilat investime paguan xhepi i qytetarit. Kërkojmë nga organet Komunale që të kërkojnë llogari nga punëkryesi dhe të rindërtoj zhveshtoren në fshatin Tërn.
INPO kërkon nga Komuna e Ferizajt që të jenë më rigorozë në pranimet teknike të investimeve kapitale në mënyrë që të krijojmë investime të qëndrueshme për qytetarët e Ferizajt.