Mbledhja Urgjente e Kuvendit Komunal të Prishtinës

18/07/2014

Prishtinë, 18 Korrik 2014 – Komuna e Prishtinës sot mbajti mbledhjen për rishikimin e buxhetit për vitin 2014. Kjo mbledhje ishte urgjente, sepse kërkesa e Qeverisë ishte e një afati kohorë të shkurtër dhe për këtë ekzekutivi ishte dashur të mbanë një mbledhje të këtij niveli e jo si herëve tjera.

Mbledhja kishte vetëm një pikë të rendit të ditës që ishte rishikimi i buxhetit për vitin 2014. Në fillim të mbledhjes, kryetari i komunës z. Shpend Ahmeti i propozoj ndryshimet që janë bërë në buxhetin e komunës për vitin 2014 dhe mjetet e bartura nga viti i kaluar.

Z. Ahmeti tentoi për t’i bindur anëtarët e kuvendit komunal që të votojnë për ndryshimet që janë bërë nga ekzekutivi në linjat buxhetore dhe ndryshimet e projekteve kapitale. Në total shuma e ndryshimit ishte 4.2 milion ose rreth 7%.

Anëtaret e kuvendit komunal u informuan se në rishikim është përfshirë rritja e pagave prej 25% me vendim të qeverisë dhe reduktimet prej 15% nga kategoritë e mallrave dhe shërbimeve dhe shpenzimeve komunale sipas kërkesës se qeverisë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës z. Sami Hamiti nuk u pajtua me ndryshimet që janë bërë nga ekzekutivi i komunës dhe kërkoj që të behën ndryshime, ku theksoi se në të kundërtën nuk do të votojmë këtë rishikim të këtij buxheti.

Gjithashtu, edhe anëtarët e subjekteve të tjera politike kërkuan sqarime për projektet të cilat do të ndryshohen dhe e mbështetën parimisht këto ndryshime.

Nga 40 anëtarët e kuvendit të cilin ishin të pranishëm 26 vota ishin për, 14 abstenime dhe asnjë kundër.