Mbledhja e nëntë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës

26/08/2013

26.08.2013

REND DITE :

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së tetë;

2. Propozimvendimi për miratimin e Planit zhvillimor të komunës për periudhën 2013 – 2022;

3. Propozimvendimi për miratimin e Strategjisë së zhvillimit lokal ekonomik të komunës së Prishtinës për periudhën 2013 – 2016;

4. Propozimvendimi për fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit rregullues të lagjes “Tophane”;

5. Propozimvendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2013;

6. Propozimvendimi përfundimtar për lokacionin e objektit të Kishës Katolike në Prishtinë;

7. Propozimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik/juridik;

8. Propozimvendimi për pezullimin e procedurës së tenderimit për dhënien me qira të qoshqeve në qytet;

9. Propozimvendimi për vazhdimin e zbatimit të Rregullores dhe Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatim në pronën e paluajtshme për vitin 2014;

10. Propozimvendimi për lejimin e fletëtransferit të mjeteve ndërmarrjes publike lokale “Hortikultura” SH A, Prishtinë;

11. Propozimvendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për ndertimin e objekteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

12. Pyetje dhe përgjigje;

13. Të ndryshme.

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së tetë;

Miratimi i ekstraktit aprovohet nga të gjithë të pranishmit.

2. Propozimvendimi për miratimin e Planit zhvillimor të komunës për periudhën 2013 – 2022;

Sami Hamiti: ky plan ka qëndruar dy muaj ne diskutim publik kerkoj nga kompania te na propozoj çka kanë pas diskutimit publik.

Behxhet Musliu: ky plan është dokument bazik për planin e qytetit. Për hartimin e këtij plani janë angazhuar ekspertët më të mirë. Ky plan është i ndarë në tri plane. Janë mbajtur 21 puntori, 4 diskutime publikene kuadër të ekspertëve.

Kompania “A diseing” z. Demjaha: jemi fokusuar te linjat e trafikut urban dhe mobilitetin e rrugëve kryesore. Ka vështirësi në disa pika kritike, te unaza e brendshme e qytetit.

Mustafë Kransniqi – LDK: i përshëndes të gjithë, grupi i LDK-së e ka shqyrtuar këtë plan. Mendojmë që është bërë një punë e mirë. Ky plan paraqet mjaft mirë qytetin e Prishtinës. Ne si grup parlamentar e përkrahim.

AKR: ne si grup e përkrahim.

Veseli – PDK: i përshëndes të gjithë të pranishmit. Vërejtjet tona të cilat i kemi dhënë nuk janë aprovuar. Analiza e planit dhe strategjia e implementimit. Këtu shtrohet pyetja a po improvizohet ky plan. Pse të mos mbaj komiteti për planifikim të mbaj një mbledhje sa i përket këtij plani. Këtu duhet të dijmë se ku qëndron problemi pse të mos mbahet një mbledhje.Ne si grup parlamentar nuk e mbështesim këtë plan.

Meliza Haradinaj – AAK: AAK në parim e ka pranur këtë plan. Mirëpo, pasi që Grupi i ekspertëve të AAK-së e ka shqyrtuar dhe ka konstatuar se ky plan është joserioz. Nuk tregohet se si do të jetë analiza financiare. Ka gabime drejtshkrimore. Komuna nuk ka burime njerëzore. Andaj ne nuk e përkrahim.

Feti Mediu – PD: i përshendes të gjithë të pranishmit. Pajtohem me parafolësit. Mirëpo kërkoj që të merren parasysh kërkesat e qytetarëve. Ne e përkrahim këtë plan.

Besa – LDD: kërkoj që ky plan të jetë sa më afër qytetarëve.

Ramabaja: Tri ditë më parë VV reagoj për këto dy pika. LDK qeverisë me Prishtinën që nga paslufta. Kryetari Mustafa ka pasur kohë për të lansuar këto plane më herët. Nuk është legjitime një qeveri një muaj para përfundimit të mandatit.

Hetem Kupina – LDK: Dua të shpreh falënderimet e veçanta për komunën e Prishtinës, këto falendërime vijnë nga bashkësia lokale e Bardhoshit.

Vjollca Dibra LDK: është bërë një punë e madhe, ky plan ka pasur 21 takime. Përcaktimi kohor është bërë që në fillim 2013-2022. Komuna ka bërë shumë dhe do të qeveriset edhe më tej LDK.

Pacolli AKR: në cilat pjesë është kërkuar për sqarime, në cilat lagje?

Hamiti: këto janë në harmoni të plotë me ligjin.

Isa Mustafa: është fjala për një dokument i cili është i nevojshëm të rishqyrtohet. Ky plan mund të ketë gabime, kishte gabime të mëdha që në fillim. Qe 14 muaj ka filluar ky plan. Në pikëpamje ligjore nuk mund të futen në plan. Për ne është dokument i rëndësishëm. Ky është dokument për qytetarë dhe jo për interesa individuale. Çdo kush që mendon sa ka dyshime të filloj procedura ligjore.

Demjaha: kryesisht janë fokusuar në parcela private, ka pasur kërkesa për terrene sportive.
Me katër vota kundër aprovohet.

3. Propozimvendimi për miratimin e Strategjisë së zhvillimit lokal ekonomik të komunës së Prishtinës për periudhën 2013 – 2016;

Hoti: kjo strategji është hartuar për të zhvilluar qytetin e Prishtinës. 240 milion do të kushton kjo strategji dhe paraqet një ndër dokumentet më të rëndësishme për zhvillimin strategjik të komunës. Ky dokument është edhe më i rëndësishëm kur kemi parasysh faktin se Prishtina është kryeqytet i Kosovës, qendër ekonomike, administrative, arsimore, sportive dhe kulturore e vendit, është qyteti ku është i përqendruar numri më i madh i aktiviteteve ekonomike në nivel vendi. Për më tepër, kjo strategji është një rrugëtim drejt vizionit për të krijuar Prishtinën kryeqendër metropolitane, e cila do të jetë konkurruese në rajon dhe më gjerë.

Besnik Krasniqi IESB: Ky bën një hap të mirë për zhvillimin e qytetit. Tel SËOT analiza kemi bërë një ndërlidhje në mes të vizionit dhe gjendjes aktuale.
Kjo strategji është në harmoni të plotë me planet rregullative. Prishtina kryeqyteti me tipare metropolitane dhe Evropiane.
Strategjia ka gjithsej 230 projekte me një kosto prej 266,503, 246 euro dhe kësaj shume do t’i shtohen edhe 42,700,000 euro me koncesione.

Tefik Mehmeti LDK: kjo është shumë e rëndësishme. Kjo është një ndihmesë e madhe për asamblenë. Tashmë kemi informata për të hyrat dhe shpenzimet për të gjitha këto vite.

Pacolli: përfaqësuesi i LDK-së e lavdëroj shumë mirë, ne si grup e përkrahim.

Veseli: Kërkoj nga zëdhënësi që të mos bëj fyerje për partitë politike.

Reagimet të cilat i bëjmë në KPF nuk merren parasysh. Të hyrat vetjake nga viti në vit do të ulen te lejet e ndërtimit.

Berisha: arsimin unë e shoh si prioritar. Në këtë strategji nuk është dhënë prioritet. Pse këto mjete nuk shkojnë për të ndërtuar shkolla, çerdhe etj. Prishtinën e shkatërroj fshati. Komuna nuk po bën asgjë për fshatin.

Mediu: në parim do të përkrahim, mirëpo arsimit nuk po i jepet rëndësi.

Besa LDD: Kostoja është shumë e madhe, mirëpo e përkrah këtë strategji.

Shala: ky dokument e arsyeton që do të zhvillohet në të ardhmen infrastruktura shkollore ka për bazë që do të zhvillohet arsimi.
2 vota kundër aprovohet.

4. Propozimvendimi për fillimin e ndryshimit dhe plotësimit të Planit rregullues të lagjes “Tophane”;

Musliu: Kuvendi ka ndërhyrë dy herë 2007, 2008 në këtë plan, por prapë kemi vështirësi në hartimin e planit.

Gr LDK: e përkrahim këtë plan.

Pacolli: pas çdo pesë viteve planet po duhen të revidohen plane të cilat nuk po zbatohen në praktikë.

Besa PDK: e përkrahim.

AAK: e përkrahim

PD: e përkrahim

Ramabaja VV: kjo lagje ka pësuar si shumë lagje tjera. Nuk e di sa ka mundësi se si ka ndodhur me këtë lagje.
Miratohet.

5. Propozimvendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2013;

Xhelil Bekteshi: Në bazë të ligjit për Menaxhmin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, organizata buxhetore ka të drejtë të bëjë rishikimin e buxhetit dhe të ndërroj linjat buxhetore nga ato projekte të cilat nuk mund të realizohen të dedikohen për projekte të tjera.
Në programin e Administratës së Përgjithshme, mjetet në shumë prej 330,000 euro, merren nga zërat buxhetor (grant dhe të hyrat vetanake) prej projektit, “Furnizimi me automjete”, “Projektet me bashkefinancim me ministrit e linjës” dhe “Blerja e veturave për nevojat e komunës”, këto mjete orientohen në kodin buxhetor për “Shpronësim dhe ndërtim të infrastrukturës” në shumë prej 210,000 euro dhe në projektin “Mbjellja e drunjeve” programi për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, kategoria për Subvencione dhe Transfere, në shumë prej 120,000 euro.

Në programin e investimeve kapitale tek Infrastruktura Lokale, mjetet nga granti i përgjithshëm dhe të hyrat vetanake, në shumë prej 180,000 euro, merren nga projekti “Zgjerimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me infrastrukturës përcjellëse”, 80,000 euro të cilat orinetohen në kategorinë për subvencione dhe transfero, dhe nga projekti “Ndërtimi i vazhdimit të rrugës “B””, në shumë prej 100,000 euro, orientohen në projektin “Mbjellja e drurëve”, programi për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në programin e drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, mjetet nga të hyrat vetanke, në shumë prej 1,800,000 euro, merren nga projekti ”Furnizimi me makineri dhe pajisje (kamionë për mbeturina dhe blerje të autobusëve)”, të cilat orinetohen në projektin: “Renovimi dhe adaptimi i strehimoreve në qytet dhe tualeteve”, në shumë prej 50,000 euro, në projektin “Ndërtimi i terreneve sportive (kënde të lojërave për fëmijë)” në shumë prej 150,000 euro, dhe pjesa prej 1,600,000 euro në “Shpronësim dhe ndërtim të infrastrukturës”.

Në programin për investime kapitale nga Drejtoria e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, fondi nga burimet vetanake, në shumë prej 100,000 euro, merren nga projekti “Digjitalizimi i planeve hapësinore dhe urbane – themelimi i GIS-it” dhe, orientohen në programin e Administratës së Përgjithshme, kategoria për subvencione dhe transfere (përkrahja e shërbyesve civilë të administratës për festat e fundvitit).

Në programin ekonomik për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, burimet e mjeteve nga të hyrat vetanke, në shumë prej 150,000 euro, merren nga: “Ndërtimi i objektit social dhe shpronësimet” dhe orientohen në subvencione dhe transfere: 50,000 euro për asistencë sociale, 50,000 euro për përkrahje të aktiviteteve kulturore, sportive dhe rinore, dhe 50,000 euro në administratë të përgjithshme-subvencione për fermerë.

LDK: e përkrahim

AKR: e përkrahim

VV: e përkrahim
Aprovohet.

6. Propozimvendimi përfundimtar për lokacionin e objektit të Kishës Katolike në Prishtinë;

Salihu: kisha i ka bërë kërkesë komunë, ky lokacion i është dhënë kishës. 68.14 m2 do të jetë pjesa që do ti ipet ipeshkvisë.
Krasniqi: të caktohen pikat dhe të lirohet pjesa ku janë mbjellë ato pemë.

Pacolli: në KPF kam kërkuar që të mblidhen dhe të sqarohen në skicë më mire.

Veseli: kadastri nuk po bën planet si duhet. Ne të gjithë i kemi ndihmuar ipeshkvisë. Duhet të precizohet edhe për këto 3 metra.
Berisha: e përkrahim.

PD: e përkrahim.

Ramabaja: nuk jam në dijeni se si është përcaktuar me planin rregullues. Ne duhet të më gjatë këtij vendimi.

Isa Mustafa: 1,3 hektar ka qenë parcela. Katedralja e ka marr atë. Vendimi AKM 850 mijë euro.
25 lokale janë në atë pjesë. Vendimi i marr nuk është 1,3 hektar. Gjendja faktike është kjo se ipshekvia 68,11 ha do t’i ketë në shfrytëzim.
Me 2 vota kundër, aprovohet.

7. Propozimi për këmbimin e pronës së paluajtshme në pronësi të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi të personit fizik/juridik;

Rrahman Ismajli LDK: ne e përkrahim, në një të ardhme duhet të sqarohet.

Pacolli: ajo pjesë ka qenë tri here e blerë nga komuna. Unë e di që prej taukbahçe e deri në Gërmi është park nacional. Mirëpo tash kemi parcela private.

Veseli: unë jam kundër.

AAK: kundër.

PD: abstenojmë.

Veseli: kjo pikë është në kundërshtim me LVL kërkoj të tërhiqet.
Me 6 vota kundër, 2 abstenime. Aprovohet.

8. Propozimvendimi për pezullimin e procedurës së tenderimit për dhënien me qira të qoshqeve në qytet;

Salihu: komisioni për vlerësimin e tenderëve i themeluar nga ky kuvend. Ky komision i ka propozuar kuvendit që të kontrolloj të gjithë tenderët. Është kërkuar që të pezullohet.
Aprovohet pa asnjë diskutim.

9. Propozimvendimi për vazhdimin e zbatimit të Rregullores dhe Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tatim në pronën e paluajtshme për vitin 2014;

Salihu: komuna duhet të jap sqarime për MAPL. Ky kuvend ka miratuar vendimin për ndryshimin e pronës së paluajtshme.
Aprovohet pa asnjë diskutim.

10. Propozimvendimi për lejimin e fletëtransferit të mjeteve ndërmarrjes publike lokale “Hortikultura” SH A, Prishtinë;

Bekteshi: 300 mijë euro merren nga të hyrat vetjake dhe ipen për ndërmarrjen lokale “Hortikultura” SH.A.
Aprovohet pa asnjë diskutim.

11. Propozimvendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për ndertimin e objekteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Aprovohet nga të gjithë të pranishmit pa asnjë diskutim.

12. Pyetje dhe përgjigje;

Shemsi Veseli: nuk kam marr përgjigje, kërkoj që të më kthehet përgjigjet të cilat i kam bërë.

Aziz Pacolli: sa kubik beton ka hy në taukbahçe?

Mejreme Berisha: kombibusët që do barti nxënësit dhe mësuesit, t’i bartin edhe udhëtarët në zonat e thella rurale?

13. Të ndryshme.