MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITKË DHE FINANCA – KAÇANIK 25.03.2013

25/03/2013

“Kërkesa për Hidroenergjinë nuk kalon për diskutim në kuvend pasi që anëtarët u pajtuan që nuk është përgatitur materiali për tu diskutuar, kërkuan nga drejtori që të përgatitë mirë materialin tani të diskutohet”

1. Aprovimi i rendit të ditës:
2. Raporti i Punës së Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2012;
3. Raporti Vjetor Financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2012;
4. Propozim Vendimi për themelimin e Këshillit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve”;
5. Propozim Vendimi për Lejimin e mjeteve buxhetore për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të udhëtimit të disa nxënësve të shkollave të mesme, nxënësve më nevoja të veçanta dhe lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitete kulturore;
6. Kërkesa e Hidroenergjia, nga Ferizaj, për shpalljen e disa zonave të territorit të komunës së Kaçanikut, më interes të përgjithshëm;
7. Propozim Vendimi për lejimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve të drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë;

1. Aprovimi i rendit të ditës;

Rendi ditës kalon pa ndryshime me shumicën e votave.

2. Raporti i Punës së Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2012;

Raporti i punës kalon për diskutim në kuvend komunal. Kryesuesi e hedh në votim ku unanimisht kalon.

3. Raporti Vjetor Financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2012;

Raportin vjetor financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2013 e ka prezantuar Fikri Vërbani, drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Financave dhe Zhvillimit. Drejtori Vërbani ka thënë se draft buxheti për vitin 2012 që është miratuar në shtator të vitit 2011, në shumë prej 5,457,755 euro, ndërsa gjatë vitit ka pësuar ndryshime, përkatësisht është rritur për 456,336 euro ose 8,4% duke arritur në shumën totale prej 5,914,091 euro. Buxheti i shpenzuar për vitin 2012 ishte në shumë prej 5,543,793 euro, që përball buxhetit total paraqet një ekzekutim prej 92 %. Buxheti i shpenzuar për vitin 2012, ishte në shkallë 94,6% përballë mjeteve në dispozicion (mjeteve të alokuara) që në total ishin në shumë prej 5,744,594 euro. Të hyrat buxhetore nga granti qeveritar ishin 85,6 %, nga të hyrat vetjake 12,1 % dhe 2,3 % nga donatorët. Drejtori Vërbani duke shpalosur strukturën e shpenzimeve ka thënë, se për paga janë shpenzuara 68,6 %, për investime kapitale 18,3 % për mallra e shërbime 9,4 %, për shërbime të komunës 3 % dhe për subvencione 0,7%.

4. Propozim Vendimi për themelimin e Këshillit Komunal të Aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Komunale “Stacioni i Autobusëve”;

Me ligj të ri “Stacioni i Autobusëve” kalon në pronë komunale dhe janë të obliguar që të zgjedhin bordin e aksionarëve, ndërsa bordi i aksionarëve e zgjedh bordin drejtues.

5. Propozim Vendimi për Lejimin e mjeteve buxhetore për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të udhëtimit të disa nxënësve të shkollave të mesme, nxënësve më nevoja të veçanta dhe lejimin e mjeteve buxhetore për aktivitete kulturore;

Ky propozim mjetesh prej 40% të shpenzimeve të udhëtimit të kompensoj komuna, ndërsa pjesën tjetër duhet që vet ta paguajnë personat në fjalë.

Në ketë mbledhje paraqitet kërkesa që klubi futbollistik “Lepenci”, t’i ndihmohet sa më shpejtë me një shumë prej 6,000 € edhe kjo pikë kalon për në kuvend me shumicën e votave.

6. Kërkesa e Hidroenergjia, nga Ferizaj, për shpalljen e disa zonave të territorit të komunës së Kaçanikut, më interes të përgjithshëm;
Kjo kërkesë për Hidroenergjinë nuk kalon për diskutim në kuvend pasi që anëtarët u pajtuan që nuk është përgatitur materiali për tu diskutuar, kërkuan nga drejtori që të përgatitë mirë materialin tani të diskutohet.

7. Propozim Vendimi për lejimin e mjeteve financiare për realizimin e projekteve të drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë;
Drejtori e paraqiti propozimin mirëpo anëtarët kërkuan që të bëhet një specifikim për secilin projekt veç e veç pasi që në propozim nuk janë dhënë detaje të mjaftueshme financiare.