Mbledhja e Komitetit për Politik e Financa Kaçanik

01/07/2013

KPF-ja rekomandon për caktimin e tarifës në vlerë prej 5 eurosh për lëshimin e Vërtetimit që Komuna nuk është e interesuar për blerjen e ngastrave të ndryshme në territorin e komunës

Me datë 28 qershor 2013 u mbajt Mbledhja e Komitetit për Politik dhe Financa në Kaçanik. Pikat e rendit të ditës ishin:

1. Aprovimi i procesverbalit nga Mbledhja e kaluar e KPF-së:

Kryesuesi z.Xhelal Gashi, hapi mbledhjen duke përshëndeur të pranishmit dhe për procesverbalin nuk pati asnjë vërejtje dhe u aprovua unanimisht.

2. Draft- Statuti i Ndërmarrjes publike komunale”Stacioni i Autobusëve” sh. a. Kaçanik:

Për këtë pikë kryesuesi i dha fjalën përfaqësuesit të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike komunale “Stacioni i Autobusëve” ku më pak fjalë tha që statuti është i nevojshëm për funksionimin e kësaj ndërmarrjeje dhe kërkoi që të miratohet.
Anëtaret e KPF- së e përkrahën këtë Statut dhe me vota unanime e kalojnë në Mbledhjen e Kuvendit për shqyrtim.

3. Propozim Vendimi për vazhdimin e Lejës së ndërtimit 06Nr.90/2007 i datës 18.12.2007, për ndërtimin e Hidrocentralit 3, në pasurinë shoqërore Ujërat, Zona Kadastrale Sllatinë:

Kryesues i dha fjalën Zekria Loku i cili kërkon informata shtesë dhe kërkon të dijë se a është bërë ndonjë studim për këtë projekt që të dihet sa do të përfitojnë qytetarët nga ky investim si dhe të dihen shkaqet pse nuk është përfunduar ende ky punim.
Kemail Mursel, unë pajtohem më fjalët e parafolësit dhe kërkojë që të caktohen datat për fillimin e punëve. Kryesuesi bëri të ditur se kompania ju ka përmbajtur të gjitha kërkesave të cilat i ka parashtruar Kuvendi Komunal mirëpo në kërkesën e dërguar nga operatori shpjegohet pse ka pas ngecje në ndërtimin e këtij Hidrocentrali, problemi kryesor ka qen Ministria për Planifikim, dhe aty nuk mund të ndërhym ne si Komunë.

4. Propozim Vendimi për caktimin e tarifës për lëshimin e Vërtetimit që Komuna nuk është e interesuar për blerjen e ngastrave të ndryshme në territorin e komunës:

Daut Rudi, mendon që ky vërtetim nuk duhet të aplikohet pasi që po ngarkohen qytetarët. Mirëpo anëtarët tjerë të Komitetit për Politik e Financa mendojnë se nuk është ndonjë barrë e madhe dhe është e përballueshme vlera prej 5€ për këtë Vërtetim dhe me shumicën e votave kalon kjo pike në Kuvendë Komunal për shqyrtim.

5. Propozim Vendimi për Vërtetimin e interesit të përgjithshëm publik për ndërtimin –rregullimin e varrezave të dëshmorëve:

Pas ndërtimit të murit të varrezave të dëshmorëve është konstatuar se 37 ari janë në pronë private dhe se duhet të shpronsohen. Daut Rudi kërkon të dijë se pse është ndërtuar muri pa u bërë shpronsimi i asaj toke, është dashtë të shpronsohet toka pastaj të ndërtohet, theksoi ai.
Kryesuesi kërkoi që nga drejtoria përkatëse të japë informacione shtes se si ka mundësi të ndodh një gjë e tillë. Ai pajtohet se është dashtë të përfundojë të gjitha punët teknike pastaj të ndërtohet sepse tani edhe vlera e asaj toke është shtuarë.

6. Propozim Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores 01-Nr.-05-8253/10 – për përcakimin e orarit të punës për subjektet afariste në territorin e komunës së Kaçanilkut:

Kryesuesi e hap diskutimin për këtë pikë mirëpo asnjë anëtar diskutoi lidhur me këtë pikë dhe me vota unanime kalon për në Kuvendë për shqyrtim.