Mbledhja e IV e Kuvendit të Komunës së Ferizajt
03/05/2014Edhe në këtë mbledhje të kuvendit u pa një agjendë shumë e ngarkuar dhe jo e filtruar mirë, pasi që kishte pika që nuk është dashur fare të vinië deri në mbledhjen e Kuvendit Komunal, si pika e 14-15-17 ku në këto kërkesa ka mundur tu përgjigjet dhe të marr vendim drejtoria përkatëse, ndërsa shumë pika edhe janë hequr nga rendi I ditës pasi që nuk kanë qenë të përgatitura mirë si pika 13,18, 19, 20 dhe 21. Ndërsa pikat më me rëndësi kanë qenë pikat per formimin e Komitetetetve dhe Komisioneve:
Komiteti për Planifikim urban,Kadastër dhe Mbrojtjetë Mjedisit,
Komiteti për Shëndetsi dhe Mirëqenie Sociale
Komiteti I Arsimit dhe Kulturë
Komiteti për Zhvillim Ekonomik
Komisioni për dhënie në shftytëzim të pronës sëkomunës
Komisioni për hartimin e akteve juridike.
Rendii Ditës:
KonfirmimiI pjessëmarrjes në seancë
Në sallën e Kuvendit ishin 38 të pranishem gjatëfillimit të mbledhjes , ndërsa më von ë ju bashkangjiten edhe dy anëtaret tëcilet u vonuan.
Dhënia ae betimit të anëtares së kuvendit:
Prej kesaj date ne vend të Ferinzae Isufit do të jetë Abetare Kurtiasambleiste ne radhët e AAK-se e cila edha betimin para Anëtarëve të Kuvendit Komunal.
MiratimiI rendit të ditës
Kryesuesi e propozoi që të futet në rend të ditës edhe një pikë të cilën kryetari I komunës e ka kërkuar të ndahet ngastra kadastrale nr.188/2, zk. Talinoc I Jerlive, për ndërtimin e banesave për të gjithëkategoritë e dalura nga Lufta, kategorive sociale dhe rasteve tjera.
Anëtaret e Kuvendit kërkuan që pika 18, 19, 20, dhe 21 të hiqen nga rendi I ditës pasi që nuk janë përgatiur mirë këto pika dhe se kan ë nevoj për material shtesë.
Ndërsa z.Mustaf Grainca kërkoi që edhe pika 5 e cila ka të bëjë me formimin e komisionit për dhënie në shfrytëzim të pronës së komunës të hiqet nga rendi I ditës pasi që është në kundërshtim me procedurat e formimit të këtij komisioni dhe së formimi I këtij komisioni në këtë mënyrë do të paraqet shkelje procedurale. Me shumicen e votave kjo pikë nuk hiqet nga rendi I ditës
z.Rafiz Sejdiu kë rkon që edhe pika e 13 e cila ka të bëjë më ndarje të ngastrave për ndërtimin e banesave për të zhvendosurit të komunitetit rom, ashkanli dhe egjiptian te hiqet nga rendi I ditës. Ai kërkoi që te hulumtohet pak me shumë lidhur më këtë pikë dhe të jeipen disa detajeme të hollësishme që të mund të diskutojm për këtë pikë. z. Sejdiu këkroi t’a dijë a kanë prona këta persona para së të jepetpasuria e komunës.
z.Qazim Rrahmani kërkon që pika 13 mos të hiqet nga rendi I ditës po të ndahen ngastrat e kërkuara pasi që një ndarje e tillëdo t’i kontribonte edhe Kosovës pasi e ka parapar ne strategji për liberalizimin e vizave qe t’i strehojë dhe t’i mbeshtet te riatdhesuarit dhe me shumicën e votave kjo pikë heqet nga rendi i ditës
Miratimii procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Asambleistët e Kuvendit Komunal tëFerizajt dhanë vërejtjet e tyre për rreth procesverbalit dhe me shumicë votashu miratua procesvervbali me vërejtjet e prezantuara nga anëtarët e kuvenditkomunal.
Propozim– Vendim për formimin e Komisionit për dhënie në shftytëzim të pronës së komunës
ThemelimiI komitetit për Planifikim urban,Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit,
ThemelimiI komitetit për Shëndetsi dhe Mirëqenie Sociale
ThemelimiI komitetit i Arsimit dhe Kulturë
ThemelimiI komitetit për Zhvillim Ekonomik
Propozim– Vendim për formimin e për dhënie në shftytëzim të pronës së komunës
Pika 5, 6, 7, 8, 9, 10 është diskutar si një pikë, të gjitha partitë ikanë propozuar emrat për secilin Komitet dhe Komision, edhe pse partia PDK kërkojqë të hiqet nga rendi I ditës pika 5 ata propozuan Skender Ferizin si anëtar tëkëti Komisioni me kushtë që nëse paraqet një shkelje ligjore në formimi I këtikshilli mos të ketë mundsi ushtrimin e kësaj detyre.
Propozim– Vendim për shndrrimin e tokës bujqësore në atë ndërtimore për ngastratkadastrale nr.288, 289, 294, 295, 297, 298, 299
Drejtori I Urbanizmit dhe Mjedisit z.Faik Graicathotë se kjo kërkesë vetem se ka marr ë pëlqiminnga ministria dhe se është në të mirë të komunes që të japim një vendim pozitivlidhur me këtë kërkesë.
Anëtarët e VV thojnë që janë në parim qe tokatpjellore most ë shndrrohen ne toka ndërtimore pasi që ashtu kë shtu po zvogëlohetkjo hapsirë mirëpo janë që të përkrahin këtë kërkesë dhe unanimisht kjo kërkesëaprovohet nga kuvendi
Propozim– Vendim për shpallje të interest të përgjithshme për ngastrën kadastrale nr.342-0 që do të dstinohet për fushë sportive për komunitete
Qazim Rrahmani kërkon që kjo pikë të aprovohet sotdhe mos të shtyhet më pasi që kjo qendërë sportive do t’i sherbej jo vetemkomunitetit, por edhe fëmijeve tjerë që banjojnë aty afer. Kjo pikë aprovohet unanimisht.
Propozim– Vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale nr. 524 për ndërtimin eÇerdhës së fëmijëve për fshatin Bibaj dhe Fshatin e Vjetër.
Forumi I gruas të fshatit Bibaj dhe fshtatit tëvjeter kërkuan që t’ju ndahet nje parcel në fshatin Bibaj për ndërtimin e njëÇerdhe ,mirëpo përpos një kërkese nuk ka ndonjë plan apo ndonjë investitor qëta ndërtoj këtë Çerdhe.
Anëtaret e partisë së PDK nuk pajtohen me arsyetiminpër aprovimin e kësaj kërkese pasi që nuk kanë një plan konkret dhe as nuk ka ndonjefinancues të Çerdhes si dhe nuk ju ështëbërë fisibiliteti nga ana e drejtorisë. z.Mustafa tha që nuk është përgaditur mirë kjopikë.
z.Sylejman Zeka nga VV thotë që ne si parti jemi progjdo investimi për edukimin dhe arsimin e brezave te rinjë mirëpo, nuk jemi dakortme këto lloj kërkesa të cilat nuk janë të argumentuara mirë.
z.Mustafa thote qe LDK-ja po mundohet të bëjë politikë po nuk po dijnë dhe nuk mundet meardh një kërkesë e pa argumentume dhe pa u dhanë arsyet nga drejtoria nuk ka pas nevoj kjo kërkesëtë vi jëderi tek ne pasi që drejtoria përkase është dashur të shikojë a është ë arsyshme kërkesa apo jo.
z.Hyseni thotë që kjo pikë nuk është dasht fare tëvij në kuvend pasi që drejtoria ka pasobligim ta bëj fisibilitetin dhe arsyshmerin e kësaj kërkese dhe siq po shihetnuk është bërë një gjë e tillë nuk mund të vinë kërkesat në Kuvend pa ndonjëanalize.
Znj.Mirlinda Bytyqi shprehu keqardhje që edhe kryetari I komunës nukgjindet ne këtë takim, ajo shpre shqetsim që nuk po rrespektohet KuvendiKomunal sa duhet pasi që nuk po rrespektohen proceduarat e duhura ne paraqitjen e kërkese.
z.Gazmend Bytyqi tha se ne duhet ti’ japim serirozitet Kuvendit dhekomitetit për politikë dhe financa. Ai tha se ne e përkrahem ndërtmin e Çerdhes mirëpo nuk ka ndonjëinvestior për momentin dhe me duket se kjo po behet vetem për fushatë politike dhekërkoj që të shtyhet kjo pikë për mbledhjen tjetër dhe të përgatitët më mire.
Mirëpo kjo pikë aprovohet me shumicen e votave.
Propozim– Vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale nr. 707 për ndërtimin eparkut në Fshatin Bibaj
z.Hysen thotë që edhe kjo pikë nuk është dashur të vi j në kuvend pasi që drejtoria ka mund tazgjedh dhe të marr vendim pasi që bëhët fjal për pastrimin e asaj parcele e jondonjë ndërtim.
Kjo pika aprovohet me shumicën e votave.
Propozim– Vendim për shpallje të interest të përgjithshëm për ngastrat kadastrale nr.69/3, 100/1, 100/2, 100/3, 196/0, 197/0, 198/0, 289/0 dhe 540-2 dhe destinohetpër nevojat e Komunes së Ferizajt.
Drejtori shpjegon që më këtë shpallje të interest dotë parandalohet privatizimi I këtyre pronave dhe se është më e vështir të bëhëtkompenzimi kur të privatisohet.
z.Lulzim Aliu thotë së mos përgatitja e mirë e rendittë ditës po le hapsirë per të diskutar shumë dhe, nëse është kaq e thjeshtë tëpërvetsohen pronat me një arsyetim se munden me I vy Komunës, pse nuk e bëjme njëlistë të pronave dhe I shpallim me interes të përgjithshme nuk është kyarsyetim dhe nuk ka mundsi me ndal privatizimin me arsyetimie të tilla.
Kjo pikë aprovohet me shumicen e vota
Propozim– Vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale nr. 1375-1 për ndërtimine shtatores së dëshmorit Afrim Kalanica
Edhe kjo pikë sipas asambleistëve të PDK-së nuk ështëdasht të vi në kuvend pasi që prona është private dhe drejtoria përkatse kamund të jap ose të mos jap leje ndërtimi edhe kjo pikë aprovohet pa shum ë diskutim
Propozim– për miratimin e vendimit për kompensimin e anëtarëve të komisionit tëaksionarëve të ndërmarrjeve publike
NdërmarrjesSH.A. “Pastertia”
NdërmarrjesSH.A. “Bifurkacioni” dhe
NdërmarrjesSH.A. “Stacioni I autobusëve”
Kryesuesi tha që në këto ndërmarrje ka borde dhe atabejnë punë dhe për punën që bejnë duhet të konpenzohen, kryesuesi propozon qëky bord I aksionerve të konpenzohen me një shum prej 190 euro.
z.Mustafa nuk pajtohet që paga të jëtë baraz me njëanëtar të kuvendit ai propozon që shuma maksimale të jëtë 120 euro, pasi qëkuvendi e ka formuar këtë komision dhe nuk pajtohet që të konpenzohet njejt mekuvend.
z.Muhamet Qerkini tha se shuma prej 120euro ështëshumë e vogël pasi që ky komision ka një përgjegjesi të madhe prandaj propozoj190 euro.
z.Rafiz Sejdiu kërkon që ky komision most ë paguhëtmë shum se komisionet tjera që janë pasi që nuk kanë shumë angazhime në këtëkomision.
z.Bashkim Fazliu thotë që ky komision duhet të paguhëtmirëpo duhet t’i mirren mjetët nga drejtoria përkatse.
z.Faruk Guri thotë që duhët të konpenzohen ,por jonga buxheti I komunës ,mirëpo le tëkonpenzohen nga ndërmarrjet.
z.Abdullah Hoxha thotë që edhe pse nuk është eparapar me buxhet të kompenzohet ky komision është mirë që kanë propozuar për këtë.Ai mendon se paga duhet të jëtë sa minimale e një puntori civil.
z.Medain Hashani mendon që duhet të konpenzohen mirëponë mënyr retroactive të konpenzohet edhe komosioni i ma hershem të cilin joligjërisht e kanë shkarkuar, gjithashtu thekson që nuk bëhet fjalë për page,por për konpenzim dhe se konpenzimi duhet të kryhet nga ata që ë themelojn këtëkomision e jo nga ndermarrja se paraqet konflikt intersi.
Znj.Abetare Kurti thotë së nuk është konfliktinteresi sepse sipas ligjit ky komision do të jëtë organi më I lartë dhe se këtaI zgjedhin të gjitha strukturat udhëheqëse
z.Shkelzen Selami thotë së ky komision duhet tëpaguhët 190 euro plus të kompenzohet për çdo takim si komiteti për politik dhefinaca.
z.Medain Hashani thotë së mos të ngatrrohen gjerataksionart e këtyre ndërmarrjeve jemi kuvendi ju jeni të deliguar dhe nëse nuk ebëni punën si duhet shkarkoheni nga kykuvend
z.Visar Demiri pajtohet me z.Medain Hashanin duhet tëdallohet paga dhe kompenzimi këta persona nuk janë aksionar të këtyre ndërmarjevepasi që nuk është pasuri e tyre dhe së ata kan me raportu te kuvendi.
Kryesuesi kërkon 5 min pauzë që shefat e grupeve parlamentare të diskutojnpër këtë pikë. Pas diskutimit të grupeve parlamentare propozohet që kompenzimitë jetë 190 euro dhe se të bëhët pagesa nga ndermarrjet nëse nuk është nëkundershtim me ligin, nësë është kundershtim më ligjin kuvendi merr përsipërkonpenzimin mjetet do të ndahen nga të gjith drejtorit. Si dhe në mënyre retroaktivedo të konpenzohet komisioni I aksionerve I kaluar për përjudhen që kan qenë nëdetyr.ë Kjo pikë u aprovua unanimisht
Propozim– Vendim për destimin e pjesës së ngastres kadastrale nr. 188/2 për ndërtimin ebanesave për të gjitha kategoritë e dalura nga lufta, kategorit sociale dherasteve tjera.
z.Lulzimi Aliu e cilson këtë propozim si propozim inati dhe së është fushatë pasi që nuk ka asplan se si do të duket kjo ndërtesë dhe se nuk ka as plan ideor për këtëpropozim, dhe mendon qe nuk është e përshtatshme lokacioni për ndertim të njëbanese kolektive sidomos për kadegorit e mas Lufte.
z.Muhamet Çerkini thotë që është premtim I kryetaritqë të kroij hapsira për këtë kategori dhe ndrrimi I parceles me parcelën espitalit ka qenë shumë e qëlluar pasi qëspitalit ju është ndarë nje vend shumë I përshtatshem.
z.Bashkim Fazliu falenderon kryetarin për këtëpropozim pasi që ka qenë edhe marrëveshje parazgjedhore me kryetarin dhe së ekanë nënshkruar kontratë që kjo qeverisje do të punoj për këtë kategori të pas luftës.
z.Mustafë Grainca mendon që ky vend nuk është I përshtatshempër ndërtimin e një banese kolektive pasi që ka shumë qarkullim të atuomjetev edhe se fabrika është afër.
Kjo pikë aprovohet me shumicën e votave.